Flash

Moti i keq sjell rritjen e prurjeve në Basenin e Drinit

Lapsi.al 26 January 2021
Moti i keq sjell rritjen e prurjeve në Basenin e Drinit

Reshjet e shiut dhe borës që përfshinë vendin tonë në ditët e fundit kanë rritur prurjet në basenin e Drinit, ndërsa shkarkimet po kryhen vetëm nga një portë e hidrocentralit të Vaut të Dejës.

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare bëri të ditur se po vijon punën për administrimin e plotave në ujëmbledhësit e HEC-eve në kaskadën e lumit Drin duke vijuar të mbajë në nivele minimale prej disa ditëve shkarkimet nga porta e HEC Vau i Dejës.

“Prurjet totale janë 2250 m3/s. Shkarkimet nga porta e HEC-t të Vaut të Dejës vijojnë të jenë 500m3/s, sasi kjo, që nuk ndikon në rritjen e nivelit të ujit në zonën e nën Shkodrës”, informoi KESH.

Nivelet e liqenit të HEC-t të Fierzës është 289.94 m nga 296 m që është niveli maksimal, në HEC-n e Komanit niveli llogaritet 172.94 m nga 176 m që është niveli maksimal i liqenit, ndërsa në HEC-n e Vaut të Dejës niveli është 71.94 m nga 76 m që është niveli maksimal i liqenit.

 

 

KESH, thekson se po prodhon me kapacitete maksimale duke garantuar furnizimin e plotë me energji elektrike të konsumatorit vendas.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Sipas MeteoAlb, dita nis me vranësira dhe rrebeshe shiu në zonat e ulëta dhe bregdetare por reshje dëbore do ketë në zonat Lindore. Mesdita dhe pasditja sjellin...

07:43

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI