Flash

Ndrangheta në Tiranë/ SPAK regjistron akuzat e rënda: Do hetojmë deri në fund!

Lapsi.al 4 February 2021
Ndrangheta në Tiranë/ SPAK regjistron akuzat e rënda: Do

Drejtuesi i Spak, Arben Kraja ka qenë në Romë së bashku me disa prokurorë të tjerë për të takuar Federico Cafiero de Raho, Drejtues i Prokurorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm në Itali. Ndërkohë që në kryeqytetin italian është zhvilluar takim mes dy grupeve të prokurorëve, në Tiranë është njoftuar për regjistrimin e disa akuzave të rënda mbi hetimin e pastrimit të parave të mafias italiane në Tiranë përmes lejeve të ndërtimit dhe tenderave publikë.

Sipas hetuesve akuzat e ngritura janë “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

https://lapsi.al/2021/01/26/pergjimet-e-ndraghetes-rama-prove-e-katandisjes-se-opozites-turp-i-pashembullt/

"Regjistrimi i këtij procedimi penal është bërë mbi bazën e disa artikujve të publikuara në media të ndryshme, në lidhje me hetimet e kryera nga Prokuroria Antimafia e Catanzaros në Republikën e Italisë, të cilat hedhin dyshime në lidhje me përfshirjen e shtetasve shqiptarë dhe të huaj, në aktivitete kriminale në Republikën e Shqipërisë" thuhet në njoftim.

https://lapsi.al/2021/01/27/kush-i-ben-ndertimet-rama-e-kthen-ne-gallate-i-ben-mafia-ndrangheta/

Dhe në përgjigje të komenteve, deklaratave politike dhe mediatike, SPAK duket se e ka një përgjigje: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar garanton publikun se është e vendosur për të hetuar deri në fund çdo element dhe fakt që përbën indicje për veprimtari kriminale të kryer në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe që lidhet me objektin e hetimeve të kryera deri tani nga Prokuroria Antimafia e Catanzaros.

Të këshilluara

Publikohen detaje të reja nga çifti Kim

Zërat për një divorc të mundshëm mes Kim Kardashian dhe Kanye West vijojnë të fitojnë terren. Ndërkohë që admiruesit e tyre shpresojnë që e gjitha kjo të mos je...

11:21

Parashikimi i motit për sot

Moti sot paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta deri pasdite kur vranësirat shtohen në veri por nuk sjellin reshje. Temperaturat e ajrit mbeten relat...

07:27

Zvicra refuzon vaksinën AstraZeneca

Autoritetet zvicerane kanë deklaruar se të dhënat për vaksinën AstraZeneca nuk janë të mjaftueshme për të dhënë dritën jeshile, për përdorimin e saj. Agjenci...

23:59

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI