Flash

Prostitucion/ E moshuara kapet në qendër të Tiranës me 29-vjeçarin

Lapsi.al 4 February 2021
Prostitucion/ E moshuara kapet në qendër të Tiranës me

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona dhe proceduar penalisht 1 tjetër, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Mes të arrestuarve është edhe një 61-vjeçare nga Fieri dhe një 29-vjeçar nga Tirana, të cilët akuzohen për veprat penale ‘Prostitucioni’ dhe ‘Shfrytëzimi i prostitucionit.

Njoftimi i policisë: 

Nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë u arrestuan në flagrancë për veprat penale ‘Prostitucioni’ dhe ‘Shfrytëzimi i prostitucionit, shtetasja N. P., 61 vjeçe, banuese në Fier dhe shtetasi O. B., 29 vjeç, banues në Tiranë, sepse në bulevardin ‘Zogu i Parë’, në ambientet e një hoteli, shtetasja N. P. është kapur në flagrancë duke kryer marrëdhënie seksuale me shtetasin O. B., kundrejt shpërblimit.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan në gjendje të lirë shtetasin F. H., 46 vjeç, pasi është konfliktuar me shtetasin A. M., për motive të dobëta.

Më datë 03.02.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin P. M., 55 vjeç, banues në Tiranë, sepse nëpërmjet mashtrimit i ka përvetësuar një shumë parash shtetasit B. K.

Më datë 03.02.2021, shtetasi E. B., 30 vjeç, ka kallëzuar se nëpërmjet një mesazhi në telefonin e tij është kanosur nga një person i panjohur. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Publikohen detaje të reja nga çifti Kim

Zërat për një divorc të mundshëm mes Kim Kardashian dhe Kanye West vijojnë të fitojnë terren. Ndërkohë që admiruesit e tyre shpresojnë që e gjitha kjo të mos je...

11:21

Parashikimi i motit për sot

Moti sot paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta deri pasdite kur vranësirat shtohen në veri por nuk sjellin reshje. Temperaturat e ajrit mbeten relat...

07:27

Zvicra refuzon vaksinën AstraZeneca

Autoritetet zvicerane kanë deklaruar se të dhënat për vaksinën AstraZeneca nuk janë të mjaftueshme për të dhënë dritën jeshile, për përdorimin e saj. Agjenci...

23:59

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI