Flash

Basha: Dyfishimi i të ardhurave për frymë nuk është lapsus në programin e PD

Lapsi.al 3 February 2021
Basha: Dyfishimi i të ardhurave për frymë nuk është

Në prezantimin e programit për reformën rregullatore dhe politikën fiskale që Partia Demokratike prezantoi në datë 28 janar një nga premtimet që tërhoqi më shumë vëmendjen duke ngritur shumë pikëpyetje ishte ai për dyfishimin e të ardhurave për frymë, që sot, llogaritet në rreth 4900 euro dhe PD e premton 10 mijë euro.

Në një intervistë për ABC nëse ky ishte një lapsus, Basha theksoi se rritja ekonomike do të bëhet me investime të brendshme dhe të huaja.

“Jo, jo nuk ka asnjë lapsus absolutisht. Ky është synimi ynë politik. Synimi ynë politik është dyfishimi I të ardhurave të shqiptarëve. Ne besojmë se me programin tonë ekonomik, do të kthejmë, jemi të bindur që do të kthejmë rritjen ekonomike në Shqipëri, investime të brendshme dhe të huaja në nivele të para katastrofës së 8 viteve të Edi Ramës dhe sipas gjithë përllogaritjeve tona këto do të mundësojnë që ekonomia të garantojë një rritje të tillë të punësimit dhe të mirëqenies që brenda një periudhe jo më shumë se 8 vjeçare pra brenda 2 mandateve ne të arrijmë të dyfishojmë të ardhurat e shqiptarëve” – tha Basha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Sarandë, dy vajza vjedhin supermarketin

Një supermarket është vjedhur ditën e djeshme në Sarandë. Nga te dhenat e para mesohet se një 25-vjeçare, R. Hajdini është arrestuar si autore, kurse bashkëpunt...

16:31

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI