Flash

Zvicra refuzon vaksinën AstraZeneca

Lapsi.al 3 February 2021
Zvicra refuzon vaksinën AstraZeneca

Autoritetet zvicerane kanë deklaruar se të dhënat për vaksinën AstraZeneca nuk janë të mjaftueshme për të dhënë dritën jeshile, për përdorimin e saj.

Agjencia që miraton përdorimin e ilaçeve dhe vaksinave, bëri thirrje për studime të reja për efektivitetin e vaksinës.

Ndërkaq, një ditë më parë autoritetet franceze të shëndetësisë njoftuan se vaksina kundër koronavirusit e AstraZeneca duhet t’u jepet vetëm personave nën 65 vjeç.

Ky është zhvillimi i fundit nga një vend i BE-së që miraton kufizime të tilla për këtë vaksinë duke e justifikuar me efikasitetin e pamjaftueshëm të saj për të moshuarit. Gjermania dhe Austria tashmë kanë rekomanduar që ajo të kufizohet vetëm nën moshën 65 vjeç.

Rregullatori i BE-së për barnat ka aprovuar vaksinën Oxford-AstraZeneca për të gjithë të rriturit, por i takon secilit anëtar të përcaktojë politikën e tij të përdorimit.

Të këshilluara

Sarandë, dy vajza vjedhin supermarketin

Një supermarket është vjedhur ditën e djeshme në Sarandë. Nga te dhenat e para mesohet se një 25-vjeçare, R. Hajdini është arrestuar si autore, kurse bashkëpunt...

16:31

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI