Flash

Reshjet në vend, KESH: Shkarkimet në minimum, nuk ndikojnë në zonën e nën Shkodrës

Lapsi.al 25 January 2021
Reshjet në vend, KESH: Shkarkimet në minimum, nuk ndikojnë

Korporta Elektroenergjitike Shqiptare ka njoftuar mbi situatën në hidrocentrale ndërkohë që disa zona janë përfshirë sërish nga përmbytjet, pas reshjeve të shiut të orëve të fundit.

KESH bën të ditur se prurjet totale janë 1900 m3/s. Shkarkimet nga porta e Hec Vau Dejës aktualisht janë 500m3/s, sasi kjo, që nuk ndikon në rritjen e nivelit të ujit në zonën e nën Shkodrës.

Kreu i KESH, Benet Beci është shprehur se shkarkimet janë në minimum, dhe nuk ndikon në zonën e nën Shkodrës.

"Korporta Elektroenergjitike Shqipëtare po administron situatën duke arritur të akumulojë në rezervuarët e Hidrocentraleve sasinë e shtuar të prurjeve gjatë orëve të fundit.Prurjet totale janë 1900 m3/s. Shkarkimet nga porta e Hec Vau Dejës aktualisht janë 500m3/s, sasi kjo, që nuk ndikon në rritjen e nivelit të ujit në zonën e nën Shkodrës.

Nivelet e liqeneve janë:

  • HEC Fierzë, 289.41 mmnd (296 mmnd niveli maksimal i liqenit)
  • HEC Koman, 170.38 mmnd (176 mmnd niveli maksimal i liqenit)
  • HEC Vau Dejës, 71.83 mmnd (76 mmnd niveli maksimal i liqeni)

KESH, po menaxhon situatën duke garantuar sigurinë e digave dhe furnizimin e plotë me energji elektrike të konsumatorit vendas. Gjithashtu do të vijojë bashkëpunimin me autoritetet përgjegjëse dhe do të mbajë të informuar në mënyrë transparente opinionin publik", shkruan kreu i KESH.

Të këshilluara

Misioni i ODIHR pritet në PD nga Basha

Misioni i ODIHR i cili nisi takimet me partitë politike në Shqipërinë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, po zhvillon  aktualisht një takim në selinë e Pa...

16:35

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI