Dy automjete janë përplasur paraditen e sotme dhe për pasojë drejtuesi i njërit prej mjeteve është plagosur rëndë. Drejtuesi me inicialet Nj.A. 35-vjeçari është plagosur rëndë dhe po merr trajtimin në spitalin rajonal Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:10 në aksin rrugor Memaliaj-Tepelenë.
Ende nuk dihet shkaku i aksidentit. Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e aksidentit.