Flash

Aksidentoi për vdekje këmbësorin dhe u largua, arrestohet 22-vjeçari

Lapsi.al 25 January 2021
Aksidentoi për vdekje këmbësorin dhe u largua, arrestohet

Policia e Pogradecit ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit, i cili mbrëmjen e djeshme aksidentoi për vdekje një këmbësor në fshatin Buçimas dhe u largua nga vendngjarja. Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Korçë bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar së bashku me mjetin tip “Benz”, të cilin ky shtetas drejtonte.  22-vjeçari me inicialet E.J., akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”..

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Pogradec për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI