Flash

Meta ngre alarmin për Covid 19: Pandemia nuk ndalet me propagandë

Lapsi.al 26 January 2021
Meta ngre alarmin për Covid 19: Pandemia nuk ndalet me propagandë

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar për situatën e koronavirusit ne vend. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, kreu i shtetit i është referuar të dhënave të publikuara nga “Zëri i Amerikës”, sipas së cilave numri i të prekurve me koronavirus pas javës së dytë të dhjetorit është rritur.

Meta shkruan se për një mirëmenaxhim të pandemisë duhet të ishte krijuar një plan i qartë për përmirësim të kushteve në spitale. Ai shton se koronavirusi nuk ndalet me propagandë.

“Ky është niveli më i lartë i shënuar, që pas javës së dytë të dhjetorit. Nevojitet një plan i qartë, që duhet ta kishim prej kohësh, për menaxhimin efikas të situatës, përmirësimin e prekshëm të kushteve në spitale, rritjen e masave mbrojtëse për mjekët e infermierët dhe veçanërisht për vaksinimin e popullatës”, shkruan Meta.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Sipas MeteoAlb, dita nis me vranësira dhe rrebeshe shiu në zonat e ulëta dhe bregdetare por reshje dëbore do ketë në zonat Lindore. Mesdita dhe pasditja sjellin...

07:43

Misioni i ODIHR pritet në PD nga Basha

Misioni i ODIHR i cili nisi takimet me partitë politike në Shqipërinë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, po zhvillon  aktualisht një takim në selinë e Pa...

16:35

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI