Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit parashikon se si pasojë e reshjeve intensive që kanë rënë këto ditë, pritet rritje e niveleve në Lumenjtë Drin-Buna dhe Liqenin e Shkodrës.
“Rritja e nivelit të ujit në Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Buna mund të sjellë rritje të rrezikut të përmbytjeve lokale në disa zona në afërsi të liqenit dhe në zonën e Nënshkodrës.
Prurje të larta me rrezik nga përmbytjet lokale do të ketë edhe Lumi Vjosa. Lumenjtë e tjerë në gjithë territorin pritet të kenë prurje të larta por me tendencë ulje të rrezikut në ditët në vazhdim”, thotë IGJEUM.
RESHJET

Sot pasdite (e martë, dt. 26) dhe nesër (e mërkurë, dt. 27) priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet.
Në veri, verilindje dhe juglindje të vendit, sot reshjet priten të jenë në formë dëbore në lartësitë më të mëdha se 300m mbi nivelin e detit.
TEMPERATURAT
Nesër (e mërkurë, dt. 27) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 0 / 7 °C
në vendet e ulëta: -3 / 8 °C
në vendet malore: -8 / 0 °C
ERA
Sot pasdite (e martë, dt. 26) dhe nesër (e mërkurë, dt. 27) era pritet të fryjë e lehtë.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, “sistemi frontal i cili kaloi në vend po përfundon aktivitetin e vet duke i lënë vendin masave masave ajrore të ftohta e të qëndrueshme.