Flash

Jeta e Britney Spears, dokumentari publikohet në muajin shkurt

Lapsi.al 25 January 2021
Jeta e Britney Spears, dokumentari publikohet në muajin shkurt

Kemi shumë për të mësuar në lidhje me ikonën e muzikës pop, Britney Spears.

Kjo me anë të një dokumentari të realizuar nga New York Times me titull “Framing Britney Spears”, i cili siç njoftohet do të publikohet muajin tjetër. Sipas E!News, dokumentari do të përqendrohet në nivelet e larta dhe të ulëta të karrierës së Britney, skandalet, varësinë nga lëndët narkotike si dhe kujdestarinë e babait.

  Edhe pse Britney është një nga artistet më të suksesshme në industrisë muzikore – me 100 milionë albume të shitura – këngëtarja thuhet se nuk ka pasur kontroll të plotë në çështjet e ndryshme të jetës e po ashtu edhe në financa.

Babai i saj, Jamie Spears, u emërua bashkë-konservator i pasurisë së saj në 2008 së bashku me avokatin Andrew Wallet. Megjithëse Wallet dha dorëheqjen nga posti në 2018, Jamie ka vazhduar të kontrollojë jetën, financat dhe vendimet personale të Britney, duke shkaktuar edhe një zemërim të madh te fansat.

“Framing Britney Spears” pritet të publikohet më 5 shkurt në FX dhe Hulu. /

Të këshilluara

Jlo: Kam bërë terapi për të dashur veten

Në episodin premierë të Coach Conversation, 22 janar, Jennifer Lopez foli rreth mënyrës se si ajo mësoi ta donte veten përmes të shkuarit në terapi dhe rrugëtim...

16:53

Zbulohet i dashuri i ri Kourtney Kardashian

Në klanin Kardashian-Jenner dikush divorcohet, dikush tjetër konfirmon romancën e re. Ju kujtohen thashethemet në lidhje me Kourtney Kardashian dhe të dashurin ...

15:54

Dërgohet me urgjencë në spital aktorja turke

Aktorja turke Neslihan Atagul, e njohur si Nihan në serialin “Kara Sevda”, së fundmi është dërguar me urgjencë në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes s...

13:13

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI