Flash

Keira Knightley nuk do të luajë më në skena intime

Lapsi.al 25 January 2021
Keira Knightley nuk do të luajë më në skena intime

Keira Knightley, aktorja e njohur e shumë filmave të famshëm ka luajtur me qindra skena gjatë karrierës së saj, mjaftueshëm sa për të nxjerrë disa mësime.

Gjatë një interviste të fundit, Knightley tregoi se si ka ndryshuar sjellja e saj ndaj skenave të seksit eksperiencë pas eksperience. Aktorja është e bindur se nuk do të xhirojë më asnjë skenë seksi nëse regjisori i filmit është një burrë.

"Nuk kam asgjë që s'shkon me xhirimet e skenave të seksit, por ka diçka me burrat. Eshtë pjesërisht kotësi ajo skenë dhe gjithashtu ka diçka kur shihet nga këndvështrimi mashkullor. Nëse unë do të isha duke luajtur historinë e një gruaje që po përjeton ndryshimet e trupit të saj pas mëmësisë, më falni, por do pranoja ta bëja me një skenariste dhe regjisore grua. Nuk dua të jem pjesë e atyre skenave të seksit ku të gjithë janë të lyer me vajra dhe psherëtijnë. S'jam fare e interesuar për ta bërë këtë. Ndihem shumë jo rehat tani nëse përpiqem të portretizoj këndvështrimin mashkullor përmes tyre."- u shpreh Keira.

Gjithsesi, edhe ky vendim shoqërohet me përjashtime, pasi ka raste kur aktorja gjykon se një skenë e caktuar seksi në një film ja vlen dhe do ta bënte pa u menduar 2 herë.

Të këshilluara

Dërgohet me urgjencë në spital aktorja turke

Aktorja turke Neslihan Atagul, e njohur si Nihan në serialin “Kara Sevda”, së fundmi është dërguar me urgjencë në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes s...

13:13

Bradley dhe Irina, sërish bashkë

Bradley Cooper dhe Irina Shayk janë dyshja që pëlqehen më së shumti nga audienca e gjerë. Kjo ka ardhur si pasojë e raportit të tyre të tanishëm, edhe pse pa...

18:19

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI