Flash

Nisin aludimet se Mozzik dhe Elvana do të nisin një bashkëpunim

Lapsi.al 25 January 2021
Nisin aludimet se Mozzik dhe Elvana do të nisin një bashkëpunim

Këngëtarja Elvana Gjata shfaqet rrallë e për mall në rrjete sociale dhe daljet e saj publike i numërojmë me gishtat e dorës. Ajo i ka lënë hapërisën fansave t’ia ndjejnë mungesën dhe çdo postim i ri nga këngëtarja pritet me kuriozitet të madh nga publiku. S’kemi dëgjuar asgjë nga Elvana prej një viti, por të gjithë jemi të bindur që ajo po rikthehet pas fotove të fundit që pamë në llogarinë e saj në Instagram. Këngëtarja ka ndarë disa foto ku shihet në studion koreografike të Albi Nakos. Ndonëse nuk ka shkruar asgjë krah postimeve fansat janë të bindur se ajo po përgatitet për projektin e ri muzikore, madje ka nga ata që aludojnë se mund të marrë pjesë edhe te “Kënga Magjike”. Mirëpo, një pistë tjetër “dyshimi” ka nisur pas komentit të reperit Mozzik në fotot e Elvanës.

Duket se ai ka folur me mesazhe të koduara dhe duhet të jetë një batutë e brendshme të cilën nuk e kuptuam dot.

“Çuhet a po Quhet ?”- ka shkruar Mozzik, ndërsa ky koment ka mjaftuar që të nisin aludimet se mes tyre mund të ketë një bashkëpunim.

Të këshilluara

Bradley dhe Irina, sërish bashkë

Bradley Cooper dhe Irina Shayk janë dyshja që pëlqehen më së shumti nga audienca e gjerë. Kjo ka ardhur si pasojë e raportit të tyre të tanishëm, edhe pse pa...

18:19

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI