Flash

Asia Argento akuzon regjisorin e “Fast and Furious” për sulm seksual

Lapsi.al 25 January 2021
Asia Argento akuzon regjisorin e “Fast and Furious” për sulm

Asia Argento ka akuzuar regjisorin e “Fast and Furious”, Rob Cohen, për sulm seksual.

Aktorja bëri për herë të parë akuzën e saj në gazetën italiane ‘Il Corriere della Sera’ javën e kaluar. Ajo vuri në dukje se ishte hera e parë që po fliste publikisht në lidhje me pretendimin e përdhunimit nga regjisori ndërsa punonte me të në filmin “xXx” së bashku me Vin Diesel dhe Samuel L. Jackson.

Argento konfirmoi komentet e saj për Variety të dielën, duke thënë në gazetën italiane se ishte e ftuar në një takim privat me Cohen, i cili dyshohet se i dha asaj GHB, një ilaç anestetik i përdorur për të droguar gratë para një sulmi.“Në atë kohë, me të vërtetë nuk e dija se çfarë ishte. U zgjova në mëngjes lakuriq në shtratin e tij”, shtoi Argento.

Në përgjigje të akuzave, Cohen bëri një deklaratë për Deadline duke mohuar kategorikisht rrëfimin e saj.

“Cohen kategorikisht e mohon akuzën e Asia Argento për sulm seksual, si absolutisht të rreme”, thuhet në deklaratë. “Kur ata punuan së bashku, ata kishin një marrëdhënie të shkëlqyeshme pune dhe Rob e konsideroi atë si një mike, kështu që ky pretendim që daton nga viti 2002 është befasues, veçanërisht duke pasur parasysh ato që janë raportuar në lidhje me të në vitet e fundit”.

Të këshilluara

Jlo: Kam bërë terapi për të dashur veten

Në episodin premierë të Coach Conversation, 22 janar, Jennifer Lopez foli rreth mënyrës se si ajo mësoi ta donte veten përmes të shkuarit në terapi dhe rrugëtim...

16:53

Zbulohet i dashuri i ri Kourtney Kardashian

Në klanin Kardashian-Jenner dikush divorcohet, dikush tjetër konfirmon romancën e re. Ju kujtohen thashethemet në lidhje me Kourtney Kardashian dhe të dashurin ...

15:54

Dërgohet me urgjencë në spital aktorja turke

Aktorja turke Neslihan Atagul, e njohur si Nihan në serialin “Kara Sevda”, së fundmi është dërguar me urgjencë në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes s...

13:13

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI