Flash

Yuri Kim: Paralajmërim për drejtuesit e partive, do mbani përgjegjësi për kandidatët tuaj

Lapsi.al 22 January 2021
Yuri Kim: Paralajmërim për drejtuesit e partive, do mbani

Yuri Kim ka ripublikuar deklaratën e 22 korrikut 2020 kur i bënte thirrje partive politike që të kontrollojnë kandidatët e tyre.

Ambasadorja amerikane në Shqipëri thotë se nëse është ky paralajmërim i vlefshëm ende apo jo, atëhere ajo citon të nominuarin e Biden për Sekretar të Shtetit, Tony Blinken.

“Ne duam të lartësojmë punën në luftimin e korrupsionit”- ka thënë Blinken, sipas Kim në Senat.

STATUSI NGA YURI KIM 

Nëse doni të dini nëse ky paralajmërim mbetet i vlefshëm, kjo është ajo që Tony Blinken, i nominuari i Pres Biden për Sekretar i Shtetit, tha në seancën e tij 1/19 para Senatit: “Ne duam të lartësojmë punën në luftimin e korrupsionit”.

Paralajmërim: Ndërsa partitë përgatiten për zgjedhjet, udhëheqësit do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin e tyre. Ju lutemi kontrolloni kandidatët tuaj – mos fyeni votuesit, mos minoni demokracinë, mos promovoni korrupsionin.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI