Flash

SPAK kërkon psikologë për shkak të presioneve ndaj hetuesve dhe dëshmitarëve

Për 2027, kërkohen 25 pozicione të reja pune për SPAK dhe 94 pozicione për Byronë Kombëtare të Hetimit. Procesi i rekrutimit kërkon kohë për shkak të testimeve dhe verifikimeve të pasurisë dhe figurës së kandidatëve. Gjatë vitit 2026, SPAK ka marrë në shqyrtim qindra çëshjte të rëndësishme që vijojnë të jenë ende nën hetim.

20:35 Erion Abule

VIDEO/ Ku ishe ti në 21 Janar? Shikoni ç'bënte Erion Veliaj në protestë

Lapsi.al 21 January 2021
VIDEO/ Ku ishe ti në 21 Janar? Shikoni ç'bënte Erion

21 Janari është një ditë që do të mbetet gjatë në kujtesën e protagonistëve. Kushdo që ka qenë në protestë, për dinamikën që mori ngjarja, e mban mend mirë ku ishte, si u zhvendos gjatë të shtënave etj. Dihet pozicioni i Lulzim Bashës në tarracën e kryeministrisë, Sali Berisha në zyrën e tij, Rama që bën me shenja, deputetët socialistë nëpër lokalet e kullave përballë kryeministrisë etj.

Sot për protestën e 21 janarit ka folur edhe Ertion Veliaj, që kujtoi protestën e 10 viteve më parë.

“Ata njerëz nuk u vranë pa dashje, nuk u vranë as me çadra, as me stilolapsa. Ata njerëz u vranë me plumba në mish, kur Saliu ishte në kryeministri dhe Luli ishte ministër në tarracën e Kryeministrisë”, deklaroi Veliaj sot në përvjetorin e 10 të vrasjeve.

Po Veliaj ku ishte në 21 Janar? Një video që qarkullon në internet zbulon shumë për rolin e tij asokohe. Ai duket se si hedh bojë të kuqe në kokën e njërit prej protestuesve që zuri faqet kryesore të gazetave ditë më pas.

Një manipulim i pastër i protestuesve për t’i bërë të mendonin se njëri prej tyre ishte mbuluar me gjak. Ndiqeni videon më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=V_36TIvgs9g

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI