Flash

Ekspertët gjermanë dhe francezë: Maskat prej rrobe nuk të mbrojnë nga variantet e reja të covid

Lapsi.al 20 January 2021
Ekspertët gjermanë dhe francezë: Maskat prej rrobe nuk të

Maskat prej pëlhure të zakonshme nuk garantojnë mbrojtje nga variantet e reja të Covid. Autoritetet shëndetësore në Francë dhe Gjermani janë të bindur për këtë dhe e kanë këshilluar popullsinë të vërë vetëm maska kirurgjikale. Mutacionet e njohura deri më tani janë ato të identifikuara në Britaninë e Madhe, Afrikën e Jugut dhe Brazil, të cilat janë shumë më ngjitëse sesa virusi origjinal.

Franca dyfishon distancën nga 1 në 2 metra

Opinioni i ekspertëve, i paraqitur tek qeveria franceze, por që edne nuk është publikuar sugjeronte që të dyfishohet kriteri i distancimit shoqëror, duke e çuar atë nga 1 në 2 metra. Këshilli i Lartë për Shëndetin Publik ka deklaruar se shumë maska prej pëlhure, shpesh të preferuara sepse lahen dhe përdoren përsëri, nuk garantojnë mbrojtje ndaj varianteve të reja.

"Ne nuk po vëmë në pikëpyetje dobinë e maskave të përdorura deri më tani - shpjeguan autoritetet shëndetësore -, por meqenëse nuk kemi armë të reja kundër shtameve të reja e vetmja gjë që mund të bëjmë është të përmirësojmë armët që kemi tashmë".

Gjermania ndalon maskat prej rrobe

Gjermani njoftoi një zgjatje të karantinës deri në 14 shkurt, por ka ndaluar gjithashtu përdorimin e maskave prej rrobe. Kjo u vendos gjatë një takimi virtual midis Kancelares gjermane Angela Merkel dhe guvernatorëve të 16 landeve gjermane të mbledhur për të diskutuar shtrëngimin e masave anti-Covid.

Sipas këtyre masave bëhet i detyrueshëm përdorimi i një maske mbrojtëse mjekësore (kirurgjikale ose tipi KN95 ose FFP2) në transportin publik, në dyqane dhe supermarkete. Kjo masë vjen pas shembullit të Bavarisë e cila ka imponuar përdorimin e maskave FFP2 nga kjo javë. Maska të tjera, përfshirë ato prej pëlhure nuk do të lejohen më në autobusë, metro ose në dyqane për t’u mbrojtur nga variantet më ngjitëse të Covid. ©LAPSI.al

[caption id="" align="alignnone" width="600"]KN95 Face Mask - PPE- COVID-19 - EUROSAFETY KN95[/caption]

 

Respirator Mask FFP2 without valve 100 pcs.

Të këshilluara

Tiranë, makina në ecje shpërthen në flakë

Një automjet raportohet se është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Laprakës. Fatmirësisht nga ku incidenti nuk ka p...

18:19

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

Kënga e fundit e Edi Ramës

Gjendja e rënduar e Edi Ramës dhe sjellja e tij e çakërdisur, nuk mund të shpjegohen më me personalitetin e tij, që gjithnj...

17:44 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI