Flash

SPAK kërkon psikologë për shkak të presioneve ndaj hetuesve dhe dëshmitarëve

Për 2027, kërkohen 25 pozicione të reja pune për SPAK dhe 94 pozicione për Byronë Kombëtare të Hetimit. Procesi i rekrutimit kërkon kohë për shkak të testimeve dhe verifikimeve të pasurisë dhe figurës së kandidatëve. Gjatë vitit 2026, SPAK ka marrë në shqyrtim qindra çëshjte të rëndësishme që vijojnë të jenë ende nën hetim.

20:35 Erion Abule

Aksident apo vrasje/ Kreu i policisë kriminale: Eshtrat në makinën e italianit u panë të nesërmen

Lapsi.al 19 January 2021
Aksident apo vrasje/ Kreu i policisë kriminale: Eshtrat në

A ishte aksident apo vrasje? Çfarë ndodhi me biznesmenin italian Davide Pecorelli në malësinë e Pukës? Mbi këto pyetje dha pak detaje kreu i policisë kriminale Tonin Vocaj.

“A ishte aksident? Ne jemi duke hetuar për këtë çështje. Ka mundësi reale që kjo ngjarje të jetë aksidentale. Nuk kemi hequr dorë edhe nga pistat e tjera siç mund të jetë një ngjarje kriminale. Për ta përcaktuar se cilës ngjarjeje jemi.

Është ekspertiza piroteknike që do të hedhë më shumë dritë për shkaqet e zjarrit në makinë. Ne kemi marrë disa nga ekspertët më të mirë të kësaj fushe” – tha Vocaj në emisionin Open. Ai u mundua të hedhë poshtë edhe kritikat e shumta që i janë bërë policisë ditët e fundit për mungesë transparence.

“Kjo ngjarje ka marrë vëmendjen e duhur nga policia dhe prokuroria e Pukës. Për hetimin e saj janë angazhuar ekspertët më të mirë që ka vendi. Edhe unë bashkë me drejtues kriminalistike kemi shkuar në Pukë për të parë dosjen. Mund të ketë aludime me mungesën e transparencës. Policia e ka dhënë njoftimin për një makinë të djegur.

Ne akoma nuk kemi një përfundim zyrtar që këto janë eshtra humane dhe aq më tepër që të jenë të një personi. Ne e kemi referuar çështjen në prokurori. Policia nuk e ka prishur vendin e ngjarjes. Në këtë rast ka ndërhyrë edhe zjarrfikësja dhe ajo ka prishur prova.

E vërtetë është që atë natë nuk janë parë mbetjet kockore brenda në makinë dhe vetëm të nesërmen ato janë vënë re. Atëherë është kërkuar një ekspert nga Tirana” – u justifikua Vocaj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Dy shpërthime të fuqishme tronditin Lezhën

Dy shpërthime të fuqishme janë ndjerë mbrëmjen e sotme në zonën e Lezhës rreth orës 19:40 dhe 19:41 minuta në Shëngjin, Ishull Shëngjin dhe Ishull Lezhë por end...

18:59

2 shpërthime të fuqishme tronditin Lezhën

Dy shpërthime të fuqishme janë ndjerë në zonën e Lezhës rreth orës 19:40 dhe 19:41 minuta. Raportohet së shpërthimet janë ndjerë në Shëngjin, Ishull Shëngjin...

20:53

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI