Flash

Temperaturat – 13° C ngrijnë rrugët dhe tubacionet e ujit të pijshëm në Dibër, vështirësi në qarkullim

Lapsi.al 18 January 2021
Temperaturat – 13° C ngrijnë rrugët dhe tubacionet e ujit

Acari dhe i ftohti ka mbërthyer gjithë qarkun e Dibrës. Gazetari Enver Doçi raporton për “Balkanweb” se temperaturat minus 13 gradë celcius kanë ngrirë rrugët e tubacionet e ujiit të pijshëm.

Qarku i Dibrës vijon të jetë i mbërthyer nga acari i ditëve të fundit. Mbrëmjen e së dielës termometri ka zbritur deri në -13° C në Bulqizë e Dibër, duke krijuar ngrica të mëdha në rrugë e rrjetet e ujit të pijshëm.

Shumë fshatra janë të izoluar për shkak të akullit në rrugë. Fshatrat Tërnovë e Madhe dhe Tërnova e Vogël, Njësia Trebisht dhe Ostren, Martanesh, banorët nuk kanë komunikim me Bulqizën apo Peshkopinë.

Rruga Qaf Bualli – Krastë është e kalueshme vetëm me zinxhirë për shkak të prezencës së madhe të akullit. Në shumë fshatra tubacionet e ujit të pijshëm kanë ngrirë duke lënë pa furnizim me uji mijëra banorë.

Situatë problematike paraqitet edhe në Njësitë Administrative të Dibrës si Lura, Selishta, Kala e Dodës, Zall-Dardhë, Reç etj. Banorët apelojnë prej ditësh për ndërhyrje në hapjen e rrugëve të fshatrave, pasi janë drejt izolimit të plotë.

Rruga Peshkopi – Tiranë kalohet paprobleme, ndërsa Peshkopi- Kukës ka disa segmente me prani të akullit si pasojë e ujërave të rrjedhshëm që dalin në trase.

Policia e Dibrës këshillon të gjithë drejtuesit e mjeteve edhe në zonat rurale të bëjnë kujdes dhe të mos lëvizin pa zinxhirë në rrugë me prezencë akulli.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI