Flash

Babai i 10-vjeçares që u shtyp nga makina: Shoferi u largua pas ngjarjes

Lapsi.al 18 January 2021
Babai i 10-vjeçares që u shtyp nga makina: Shoferi u largua pas

Detaje tronditëse dalin në dritë nga vdekja e 10-vjeçares dje në Tiranë, e cila u përplas nga një makinë, në rrugën “Njazi Meka”.

Babai i të miturës në një prononcim për News 24 ka rrëfyer momentet e fundit kur ishte ndarë me vajzën e tij. Iliaz Petali tha se vajza ishte e shoqëruar përdore me gjyshen e saj, ndërsa një makinë kishte kaluar me shpejtësi dhe e kishte përplasur. Babai tha se pas ngjarjes, shoferi i mjetit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Kisha 10 minuta që u ndava me vajzën. Ajo ishte me gjyshen për dore. Shoferi erdhi e përplasi. Aksidenti mund t’i ndodhë çdokujt, por shoferi bëri gabim se ishte me shpejtësi në rrugë lagje. E përplasi fëmijen dhe iku. Mund të ketë qenë i pirë po ia le shtetit ne dore te beje drejtesi. Ketu ska as rruge as trotuar asnje kusht.”, tha ai. Në lidhje me ngjarjen e rëndë u arrestua Alban Guri, i cili drejtonte mjetin që u përfshi në aksident.

NJOFTIMI I POLICISË 

Më datë 17.01.2021, rreth orës 12:30, në rrugën “Njazi Meka”, mjeti me drejtues A. G., ka aksidentuar këmbësoren e mitur me iniciale A.P., 10 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të metejshme.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI