Flash

23 njerëz humbën jetën pasi morën vaksinën kundër COVID-19 në Norvegji

Lapsi.al 17 January 2021
23 njerëz humbën jetën pasi morën vaksinën kundër

Njëzet e tre njerëz vdiqën në Norvegji brenda disa ditëve nga marrja e dozës së tyre të parë të vaksinës Pfizer Covid-19 me 13 nga ato vdekje që lidheshin me sa duket me efektet anësore raportoi New York Post duke cituar zyrtarët shëndetësorë. Të 13 ishin pacientë në shtëpi pleqsh dhe të paktën 80 vjeç.

Reagimet e zakonshme ndaj vaksinës, përfshijnë ethet dhe të përzierat, “mund të kenë kontribuar në një rezultat fatal në disa pacientë të dobët,” citoi New York Post, Sigurd Hortemo, mjeku kryesor në Agjencinë Norvegjeze të Barnave.

Ndërsa zyrtarët nuk shprehin shqetësim serioz, ata po përpilojnë udhëzimet e tyre se kush duhet të marrë vaksinën.

Më shumë se 30,000 njerëz në Norvegji kanë marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer ose Moderna të koronavirusit që nga fundi i muajit të kaluar.

Drejtori mjekësor i Agjencisë Steinar Madsen ka deklaruar se “agjencia nuk është e alarmuar nga kjo”.

"Është mjaft e qartë se këto vaksina kanë shumë pak rrezik, me një përjashtim të vogël për pacientët më të dobët. Mjekët tani duhet të marrin në konsideratë me kujdes se kush duhet të vaksinohet. Ata që janë shumë të dobët dhe në fund të jetës mund të vaksinohen pas një vlerësimi individual", tha ai.

Agjencia njoftoi të enjten se një total prej 29 personash kishin pësuar efekte anësore.

Njëzet e një gra dhe tetë burra përjetuan efekte anësore, thanë zyrtarët.

Përveç atyre që vdiqën, nëntë patën efekte anësore serioze – përfshirë reagime alergjike, shqetësime të forta dhe ethe të forta – ndërsa shtatë patën më pak të rënda, përfshirë dhimbje të forta në vendin e injektimit, njoftoi New York Post.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI