Flash

Erdogan bën 'paqe' me Macron, shkëmbejnë letra me njëri-tjetrin

Lapsi.al 15 January 2021
Erdogan bën 'paqe' me Macron, shkëmbejnë letra me

Erdogan dhe Macron kanë lënë pas tensionet deri në akuzat personale mes tyre duke rënë dakord për t’u ulur në dialog.

Presidenti i Turqisë hodhi vetë hapin e parë duke i dërguar një letër Macron-it për t’i uruar vitin e ri apo dhe për të shprehur ngushëllimet për sulmet terroriste në Francë.

Macron nuk e ka injoruar letrën duke i kthyer përgjigje, madje e fillonte me ‘’I dashur Taip’’ në turqisht.

Të gjithën e ka zbuluar ministri i jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu i cili thotë se letra e Macron ishte shumë pozitive dhe së shpejti mund të ketë një video-konferencë mes tyre.

Tensionet mes Erdogan dhe Macron nisën fill pas tensioneve në Egje mes Turqisë dhe Greqisë si dhe sulmeve terroriste të njëpasnjëshme në Francë nga ekstremistë të vetëquajtur islamë.

Nga ana tjetër Erdogan e fyeu publikisht Macronin duke thënë se ka nevojë për ‘trajtim mendor’. Franca mori menjëherë vendimin për të tërhequr ambasadorin francez nga Ankaraja.

Të këshilluara

Koreja e Veriut zbulon raketën e re balistike

Koreja e Veriut ka zbuluar një lloj të re të raketës balistike, që lëshohet nga nëndetësja, gjatë një parade ushtarake në Phenjan. Pamjet e medias shtetërore tr...

11:02

Holandë/ Pse rrezikon të bjerë qeveria

Skandali, sipas të cilit qeveria ka ushtruar presion mbi familjet për të shlyer përfitimet e fëmijëve, duke shtyrë disa persona në borxhe, po kërcënon të shkakt...

10:14

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI