Flash

Koreja e Veriut zbulon raketën e re balistike

Lapsi.al 15 January 2021
Koreja e Veriut zbulon raketën e re balistike

Koreja e Veriut ka zbuluar një lloj të re të raketës balistike, që lëshohet nga nëndetësja, gjatë një parade ushtarake në Phenjan. Pamjet e medias shtetërore treguan udhëheqësin Kim Jong-un duke buzëqeshur, derisa mbikëqyrte ngjarjen në sheshin Kim Il Sung.

Në paradë marshuan edhe radhë ushtarësh, tanke e raketahedhës. Raketa e re balistike u përshkrua nga media shtetërore si “arma më e fuqishme në botë”. Shfaqja e forcës ushtarake në Korenë e Veriut vjen vetëm disa ditë para inaugurimit të Joe Bidenit si president i SHBA-së.

Ai po ashtu pason një takim të rrallë politik në Phenjan, ku Kim e cilësoi SHBA-në si “armikun më të madh” të vendit të tij. Koreja e Veriut ka pasur marrëdhënie të tensionuara me Shtetet e Bashkuara, nën administratën e presidentit në largim, Donald Trump. Udhëheqësit e dy vendeve kanë qenë të përfshirë në kërcënime të ndërsjella, derisa janë takuar për herë të parë në Singapor, në vitin 2018. Pas samitit të pazakonshëm, pak përparim është bërë në negociatat për programin bërthamor të Koresë së Veriut.

Samiti i dytë i planifikuar midis Trumpit dhe Kimit, në vitin 2019 në Vietnam, ka dështuar pasi Uashingtoni ka refuzuar kërkesat e Phenjanit për lehtësimin e sanksioneve.

Të këshilluara

Holandë/ Pse rrezikon të bjerë qeveria

Skandali, sipas të cilit qeveria ka ushtruar presion mbi familjet për të shlyer përfitimet e fëmijëve, duke shtyrë disa persona në borxhe, po kërcënon të shkakt...

10:14

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI