Flash

OBSH: Për 36 ditë kemi dhënë 28 milionë doza të vaksinave kundër koronavirusit në 46 vende

Lapsi.al 14 January 2021
OBSH: Për 36 ditë kemi dhënë 28 milionë doza të

Për 36 ditë rreth 28 milionë doza të vaksinave kundër coronavirusit në 46 vende kryesisht të pasura janë dhënë, ka bërë të ditur përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Mike Ryan.

Pavarësisht faktit që ka filluar vaksinimi kundër COVID-19 nëpër botë, Ryan është shprehur i shqetësuar për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit të ri të coronavirusit në disa vende.

Ai është ankuar se vaksinimi kryesisht po kryhet nëpër vendet e pasura.

“Mendoj se deri më tani kemi vaksinuar njerëzit me 28 milionë doza. Janë përdorur pesë lloje të ndryshme të vaksinave. Aktualisht vaksinimi po kryhet në rreth 46 vende të botës, ku 38 prej tyre janë vende të pasura – e vetëm një mund të cilësohet si vend i varfër”, ka shtuar Ryan.

“Ka vende që e duan vaksinën dhe kanë shumë nevojë për të, e nuk do ta marrin vetëm nëse e shpërndajmë më mirë. Duhet të mundohemi të gjithë”, ka shtuar Ryan.

Zyrtari i OBSH-së, ka theksuar se “kemi hyrë në vitin e dytë të pandemisë, që mund të jetë më i vështirë, duke e parë se sa shpejtë po përhapet COVID-19”.

Në raportin e fundit të OBSH-së, thuhet se rreth 5 milionë raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë javës së kaluar.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI