Flash

8 fenomene shokuese të cilat nuk i dimë që po ndodhin aktualisht në botë

Lapsi.al 14 January 2021
8 fenomene shokuese të cilat nuk i dimë që po ndodhin aktualisht

Ndonëse jetojmë në epokën digjitale dhe shpesh jemi të tejmbushur me informacion, ka ende shumë gjëra që ne nuk i dimë. Në listën e mëposhtme do të gjejmë 8 shembuj të fenomeneve që aktualisht po ndodhin në botë, për të cilat jo shumë njerëz kanë njohuri.

  1. Shkretëtira po rritet në sipërfaqe

Ndryshimet klimatike janë një problem mjedisor që po trumbetohet për më shumë se dy dekada. Në rrethanat në të cilat planeti ndodhet sot, akujt po shkrijnë dita-ditës. Nga ana tjetër, vendet që janë tashmë të thata dhe tepër të nxehta po zgjerohen çdo vit. Një shembull i kësaj është Saharaja, e cila është shtuar me 6000 km2 që nga viti 1990.

 

  1. Numri i të prekurve me kancer po zvogëlohet

Edhe pse mbetet ende një sëmundje e tmerrshmë, shkalla e përhapjes së kancerit në rang botëror ka rënë me 20% në 20 vitet e fundit. Ajo që është më e mirë është që kjo normë pritet të ulet edhe më tepër me kalimin e viteve.

 

  1. Numri i punëtorëve të vdekur gjatë ndërtimit të stadiumit në Katar 2022

Skandali i numrit të punëtorëve të vdekur gjatë ndërtimit të stadiumit ku do të zhvillohet botërori i 2022-shit ka shpërthyer prej vitesh. Mediat më prestigjoze si Ëashington Post apo The Guardian kanë raportuar të paktën 1400 puntorë të vdekur gjatë punimeve për ndërtimin kjo për shkak të: punës në të nxehtë dhe kushte ekstreme, paga të ulta dhe fjetjes në vende tepër të ndyra.

 

  1. Bletët po ngordhin

Bletët po ngordhin në një shkallë alarmante kudo në planet, qoftë kjo për arsye natyrore apo për shkak të persticideve që përdoren ndaj tyre. Në 1998 kishte mbi 5 milionë koshere bletësh vetëm në SHBA dhe ky numër është përgjysmuar.

 

  1. Antibiotikët po bëhen më pak efektivë

Bakteret e reja që krijohenm si te organizmat njerëzorë por edhe te gjallesat e tjera shtazore çdo vit janë gjithmonë e më rezistente. Në të ardhmen mund të kemi nevojë për antibiotikë gjithmonë e më të fortëm që si rrjedhojë do të shkaktojnë efekte më të dëmshme anësore.

 

  1. Skllavëria moderne

Koncepti i skllavërisë moderne i referohet rasteve kur një individ merr një përfitim financiar si rrjedhojë e faktit që i privon dikujt tjetër të drejtën e lirisë. Kështu pra, në momentin që dikush shfrytëzon nga puna juaj, duke ju paguar shumë pak ose aspak, ju jeni khyer në një skllav të shekullit të 21-të. Ka pothuajse 35 milionë skllevër të kohës moderne.

 

  1. Skllavëria e minierave të koltanit

Koltani është një material që përdoret në prodhimin e smartphone-ve. Rëanda, një shtet i vogël afrikan është eksportuesi më i madh i këtij materiali dhe njëkohësisht vendi që më shumë shfrytëzon njerëzit në miniera për nxjerrjen e tij.

 

  1. Vjedhja e gjakut

Në vende të varfra, siç është India ka ambiente të quajtura “ferma njerëzore”m ku njerëzit lidhen dhe u merret gjaku nga trupi i tyre për të mbushur qese me gjak. Këto qese më pas shiten në tregun e zi.

 

Përktheu: ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI