Flash

OKB: Pandemia ka ngadalësuar migrimin me gati 30%

Lapsi.al 16 January 2021
OKB: Pandemia ka ngadalësuar migrimin me gati 30%

Pandemia e COVID-19 ka ngadalësuar migrimin me gati 30%, me rreth dy milionë migrantë më pak midis 2019 dhe 2020, sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara të lëshuar dje. Numri i migrantëve që jetojnë jashtë vendit të tyre të origjinës arriti në 281 milionë në 2020, krahasuar me 173 milionë në 2000 dhe 221 milionë në 2010. Sipas raportit “Migrimi Ndërkombëtar 2020” nga Divizioni i Popullsisë i Departamentit të OKB-së për Çështjet Ekonomike dhe Sociale, dy të tretat e migrantëve të regjistruar jetojnë në vetëm 20 vende, me SHBA-së në krye të listës (51 milionë migrantë ndërkombëtarë në vitin 2020).

Më pas vijnë Gjermania (16 milionë), Arabia Saudite (13 milionë), Rusia (12 milionë) dhe Britania e Madhe (9 milionë). India kryeson listën e vendeve me diasporën më të madhe në vitin 2020, me 18 milionë indianë që jetojnë jashtë vendit të tyre të lindjes. Në vitin 2020, numri më i madh i migrantëve ndërkombëtarë banuan në Europë, me një total prej 87 milionë, me Afrikën e Veriut dhe Azinë Perëndimore që numërojnë secili gati 50 milionë./ATSH

Të këshilluara

Koreja e Veriut zbulon raketën e re balistike

Koreja e Veriut ka zbuluar një lloj të re të raketës balistike, që lëshohet nga nëndetësja, gjatë një parade ushtarake në Phenjan. Pamjet e medias shtetërore tr...

11:02

Holandë/ Pse rrezikon të bjerë qeveria

Skandali, sipas të cilit qeveria ka ushtruar presion mbi familjet për të shlyer përfitimet e fëmijëve, duke shtyrë disa persona në borxhe, po kërcënon të shkakt...

10:14

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI