Flash

Lubonja: Ku ndryshon Rama nga Berisha në raportet me oligarkët

Lapsi.al 14 January 2021
Lubonja: Ku ndryshon Rama nga Berisha në raportet me oligarkët

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Real Story” në News24 ka folur për raportet e Ramës me oligarkët. Lubonja thotë se në këtë drejtim Rama e ka tepruar dhe tashmë as retorika denoncuese nuk bën më punë pasi është konsumuar dhe fjala ka humbur peshën.

Ai thotë se Rama në raport me kryeministrat e tjerë ka krijuar një mekanizëm nga ambicia për pushtet vetëm për disa persona. Lubonja nuk pret që kjo PS të jetë e të varfërve, por thekson se Rama duhet të kishte lënë edhe të tjerët të ‘hanin’.

“Këtu është konsumuar shumë retorika denoncuese. Fjala ka humbur peshën. Përmenda vitin 2005. Në kujtesën time, gjuha që përdorte Sali Berisha kundër sistemit oligarkik që ishte ngritur në kohën e Nanos. Vetbesueshmëria që krijonte.

Berisha mund të bënte atë, me gjithë tipin autoritar, nuk do bënte kompromis e të ulej në tryezë me oligarkët.

Kjo ishte shpresa. Mendimi im është që, ne e kemi provuar që ikën njëri-vjen tjetri, prapë këta janë. Këta që janë pasuruar në këtë formë, duan një njeri të ndershëm, po zbret Jezu Krishti, dhe këta do pranonin kryeministër atë. Apo duan një njeri që kanë bërë allish-verishe e njohin dhe e bëjnë.

Lidhja është e qartë, e kanë përpunuar me kohë, dhe është bërë bashkëjetesë me të. Simbiozë e Ramës por dhe opozitës. Çfarë ndodh tani, Rama jam dakord e ka tepruar më shumë se ç’duhet. Duhet edhe të shpërndash. Nuk pres që kjo PS të jetë e të varfërve, por lëri dhe këta të hanë. Shpërndarja bëhet për shembull në rastin e Berishës. Unë nuk them që ishte më mirë Shqipëria, por mos krijo një mekanizëm vetëm për vete për të kapur shtetin, por lëri dhe të tjerët të hanë.

Monopoli dhe oligarkia nuk ndahet, sa më shumë monopol aq më e fortë oligarkia” - tha Lubonja.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI