Flash

Rama komenton skandalin me Tiren e spitalit Covid 2: Personazh i pështirë që sot është pas hekurave

Lapsi.al 14 January 2021
Rama komenton skandalin me Tiren e spitalit Covid 2: Personazh i

Kryeministri Edi Rama në “Open” foli edhe për ngjarjen e rëndë që tronditi opinionin publik, ku sanitarja Tire Alldervishi që u hoq si infermiere e ‘Shefqet Ndroqit’ i mori vajzës së një pacienteje me koronavirus para për ti shërbyer. Gjykata vendosi ditën e sotme që sanitarja që mashtroi të lihet në burg.

Rama shprehet se ndihet mirë për të vetmin fakt që një personazh si Tire Alldervishi është sot prapa hekurave. Rama shton më tej se:

“ Një shëmbëlltyrë e tillë që pa diskutim nuk është e vetmja sepse me siguri ka edhe të tjerë nuk e baltos dot uniformën e shërbëtorëve në këtë kohë dhe bluzave të bardha. Kryeministri Rama: Së pari kjo është një neveri e gjallë, dhe një pështirosje që nuk kam fjalë ta shpjegoj por nga ana tjetër unë realisht jam ndjerë mirë në atë sëkëlldinë e madhe për faktin se një personazh kaq i pështirë u demaskua dhe sot është prapa hekurave dhe për këtë shpreh gjithë respektin tim gazetarëve të cilët nuk dhanë opinione kafeneje po bën një punën dhe shërbim publik. Një shëmbëlltyrë e tillë që pa diskutim nuk është e vetmja sepse me siguri ka edhe të tjerë nuk e baltos dot uniformën e shërbëtorëve në këtë kohë dhe bluzat e bardha. Dua t’ju them qytetarëve që nëse nuk doni të denonconi dhe të dilni hapur në polici përdorini sa të mundeni emisionet investigative. Që shfrytëzojnë panikun, ankthin e një familjari por edhe një mendjelehtësie, sepse si mudn ti besosh një infermiere dhe të japësh lekë pa fund pa bërë verifikimin se më kë po flet dhe ajo që është pozitive se në emisionin….Kemi të bëjmë me një mashtrim klasik dhe personi është mbrapa hekurave menjëherë, nëse prokuroria do të nxjerrë persona të tjerë edhe ata do të shkojnë pas hekurave. Nuk mund ta bëj këtë gjë vetëm media dhe qeveria por vetë qytetarët, t;ju drejtohen emisioneve investigative. Përsa i përket investigimit të gazetarëve, është hetimi penal që do të provojë deri në fund nëse ka pasur një apo disa persona të tjerë të lidhur me këtë zinxhir.", tha Rama.

Kujtojmë se, ka qenë pikërisht vajza e të sëmurës me covid, E. S., 30 vjeçe, e cila ka kallëzuar se gjatë muajit dhjetor, kur nëna e saj ka qenë e shtruar në spital, Tire Alldervishi, sanitare, me arsim të mesëm, e ka mashtruar duke i marrë rregullisht shuma monetare nga 5.000-6.000 lekë.

Të këshilluara

Rifillojnë reshjet e dëborës në Korçë

Mbrëmjen e së enjtes kanë rifilluar reshjet e dëborës në qarkun e Korçës. Sipas zyrtarëve të autoritetit lokal të rrugëve, momentalisht akset kryesore nuk paraq...

20:26

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI