Flash

Kajsiu: Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

Rama i shmanget pyetjes: Vaksinat i sollëm me kuaj, i futëm në arka domatesh

Lapsi.al 14 January 2021
Rama i shmanget pyetjes: Vaksinat i sollëm me kuaj, i futëm në

I pranishëm në emisionin “Open”, në Top Channel, kryeministri Edi Rama ka folur rreth mirëmbajtjes së vaksinës Pfizer. Ai nuk i ka kursyer notat e ironisë duke thënë se i ka sjellë me ‘kuaj’. Më tej Rama ka theksuar se është një debat absurd dhe vaksina ruhet sipas protokolleve të BE.

Rama: Vaksinat janë një pjesë që do vazhdojnë të vijnë në mënyrë transparente. Ne do u thonim nuk i duam se mediat duan transparencë? Vaskinat Pfizer. Cdo flakon ka një kod. E thash janë si ar sot. Dhe cdo flakon që del nga kompania ka një rrugë dhe është e pamundur ta devijosh nga rruga. Ajo rruga që u tregua është një rrugë që ka një destinacion. Destinacionin në një vend të BE është e pamundur të kthehet. Është e autorizuar nga një shtet dhe nën kujdes të sigurisë dhe shëndetit. Vaksinën e bëra vetë dhe nuk e bëra sepse desha të përfitojë nga rasti. Me kategorinë unë nuk jam për shaka të moshës. Është vaksina Pfizer që po injektohet në trupin tim.

Rakipllari: Pse nuk e bëni transparente rrugën këtu?

Rama: Rakipllari gjysma e hapit pranon që është okej. Pjesën tjetër unë kam vajtur vetë dhe i kam bërë transparente edhe tek frigoriferët. Është absurditet.

“I kemi sjellë me kuaj dhe i kemi futur në arka domatesh. Ditën e hënë e kam futur në trupin tim jashtë kushteve se dua të vras veten. Këtu e mbyllim këtë. Garancia institucionale është se ka ardhur sipas kushteve të BE” ka thënë Rama.

Të këshilluara

Rifillojnë reshjet e dëborës në Korçë

Mbrëmjen e së enjtes kanë rifilluar reshjet e dëborës në qarkun e Korçës. Sipas zyrtarëve të autoritetit lokal të rrugëve, momentalisht akset kryesore nuk paraq...

20:26

ide

Kajsiu: Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI