Flash

Flet Basha/ A do të jetë Berisha kandidat për deputet dhe ku do garojë vetë

Lapsi.al 14 January 2021
Flet Basha/ A do të jetë Berisha kandidat për deputet dhe ku do

Kryetari i PD Lulzim Basha u pyet në emisionin “Opinion” nëse do ta përfshijë Sali Berishën në listat për deputetë, apo nëse do të përfshijë së paku një familjar të tij në këto lista.

Basha i konsideroi këto si përpjekje për ta zhvendosur vëmendjen nga ai, që është kandidati kryesor për kryeministër, te Berisha apo Meta që kanë qenë kundërshtar politik të Edi Ramës.

“Nuk merrem me nderime familjesh, nuk e shoh si detyrën time. Me stazhin politik që kam nuk e shoh të përshtatshme. Pa diskutim që një nga spin-et e strategjisë së Edi Ramës është të zhvendosë vëmendjen nga unë tek dy nga njerëzit që ka pasur edhe betejat e tij politike, Presidentin aktual të Republikës edhe zotin Berisha.

Edi Rama është mjeshtër i një shahu politik, që banalizoi fushatën e 2017-ën në dy fjalë ‘tepsi’ dhe ‘timon’. Këtu shkëlqen, por ka një dështim katastrofal mbi ekonominë, uljen e taksave për 97 për qind të shqiptarëve ku i ka?!”, - tha Basha.

Kreu i PD-së tha se e ka vendosur se ku do të kandidojë, por nuk mund ta bëjë që tani publike pa ua komunikuar bashkëpunëtorëve të tij. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI