Flash

Merkel: Ndodhemi përpara 8 javëve shumë të vështira

Lapsi.al 12 January 2021
Merkel: Ndodhemi përpara 8 javëve shumë të vështira

Kancelarja Angela Merkel është shumë e shqetësuar për përhapjen e variantit të ri të virusit Corona, shifrat e të cilit kanë shkaktuar rritje të madhe në Britaninë e Madhe dhe Irlandë. Merkel parashikon javë të vështira.

Sipas mediave gjermane, kancelarja Merkel ka paralajmëruar nga rreziku i një përhapjeje të shpejtë të mutacioni të ri të virusit Corona edhe në Gjermani- “Gjermania ndodhet para tetë deri në dhjetë javë shumë të vështira”, ka thënë Merkel, sipas të dhënave të disa pjesëmarrësve në takimin e ekipit të punës për sigurinë të grupit parlamentar të Unionit CDU/CSU të martën.

Zhvillimi në Irlandë ka treguar, se sa shpejt mund të përhapet virusi. Aty brenda një kohë të shkurtër, ka pasur një dhjetëfishim të shifrave të infektimit, shkruan agjencia Reuters.

Ndërkohë disa media gjermane e kanë kundërshtuar një publikim të gazetës “Bild” sipas së cilës, Merkel ka bërë të ditur në këtë takim, se masat e ashpra të Coronës do të zgjasin edhe tetë deri në dhjetë javë. Sipas mediave, në këtë takim ka pasur ujdi, se kjo varet shumë nga ajo, se sa shpejt do të përhapet virusi, shkruan Reuters./DW

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI