Flash

BioNTech synon prodhimin e 2 miliardë dozave të vaksinës në vitin 2021

Lapsi.al 11 January 2021
BioNTech synon prodhimin e 2 miliardë dozave të vaksinës në

Kompania farmaceutike gjermane BioNTech, e cila bashkë me kompaninë amerikane të barnave, Pfizer, kanë krijuar vaksinë kundër sëmundjes COVID-19, tha se planifikon të prodhojë dy miliardë doza të vaksinës këtë vit.

Parashikimi i mëparshëm ka qenë për 1.3 miliard doza, por së shpejti do të futet në përdorim edhe një linjë e re prodhimi. “Ne tani besojmë se mund të ofrojmë rreth dy miliardë doza deri në fund të vitit 2021”, tha kompania gjatë një prezantimi të hënën.

Shifra e re përfshin edhe udhëzimet e përditësuara për nxjerrjen e gjashtë dozave nga secila shishe e vaksinës, në vend të pesë dozave të deklaruara fillimisht në etiketë.

BioNTech tha se struktura e re e prodhimit që do të hapet në muajin shkurt në Marburg të Gjermanisë, do të rrisë kapacitetin vjetor me 750 milionë doza në vit, shkruan Rel.

Për të qenë efektive, vaksina Pfizer/BioNTech duhet të jepet në dy doza, me një diferencë kohore prej tri javësh. Kjo vaksinë është miratuar nga Bashkimi Evropian në fund të muajit të kaluar dhe është po ashtu në përdorim në Britani, Kanada, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera.

Një zëdhënëse e BioNTech-ut tha se 50 milionë doza të vaksinës janë prodhuar në fund të vitit 2020, siç edhe ka qenë e planifikuar më parë, porse dërgesat janë lënë në pritje, derisa janë bërë porosi specifike, për të shmangur kohën e tepërt të magazinimit.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara janë kritikuar për ritëm të ngadalshëm të vaksinimit.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI