Flash

Albumi i fundit i Kanye West do të jetë dedikim për Kim Kardashian

Lapsi.al 12 January 2021
Albumi i fundit i Kanye West do të jetë dedikim për Kim

Kanye West dhe Kim Kardashian kanë pushtuar mediat rozë prej disa javësh tashmë. Dyshja e njohur janë përfolur shumë gjatë për ndarjen e tyre dhe divorc8in që thuhet se do të vijë shumë shpejt. Gjithë këtë periudhë dhe gjithë thashethemet që janë përhapur për ta, Kanye duket se do t’i hedhë në këngë, në albumin e dhjetë të tij, që fansat po e presin prej shumë kohësh.

Pritej që ky album i reperit të publikohej në verë, duke ndjekur albumin e vitit 2019-të, “Jesus is King”. Por fansat janë lënë në pritje dhe do ju duhet të durojnë derisa reperi të rishkruajë disa këngë për ta përshtatur me situatën aktuale të jetës së rij private.

“Albumi i ri i Kanye do të jetë për ndarjen dhe si shkoi drejt fundit lidhja me Kim. Ai ka nisur ta shkruajë prej muajsh”, kanë thënë burime pranë reperit. Po të njëjtët persona kanë thënë për “The Sun” se Kim i ka kërkuar ish-partnerit që të tregojë respekt për familjen në këngët e tij.

Kujtojmë se në mediat rozë është thënë se Kanye ka vendosur të nisë një jetë të re në Europë pas divorcit. “Mirror” bëri të ditur se reperi do të zhvendoset për të jetuar në Londër dhe se tetorin e shkuar ka vizituar kryeqytetin e Britanisë. Po ashtu edhe Kim Kardashian i ka planet e qarta për periudhën e re që e pret. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ajo do i përkushtohet bizneseve dhe realizimit të ëndrrave të saj.

Të këshilluara

Çfarë rekordi theu The Weeknd

Ka qenë gjithë javës në qendër të vëmendjes pas transformimit të tij në këngëhn e fundit, por sot ka një lajm shumë të bukur që e vendos The Weeknd në krye të m...

11:22

Çdo të ndodh me Kim dhe Kanye pas divorcit

Kim Kardashian dhe Kanye West kanë qenë kryefjala e mediave rozë gjatë gjithë kësaj kohe. Është raportuar se ata të dy i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre dh...

10:48

Rikthehet 'Sex and the City'

Pas shumë vitesh të mbushura me thashetheme dhe spekulime, Sex and the City, zyrtarisht do të rikthehet! Një lajm të tillë e konfirmoi vetë Sarah Jessica Parker...

19:00

Ndahet nga jeta aktori John Reilly

John Reilly ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare. Vdekja e aktorit u konfirmua nga vajza e tij, Caitlin Reilly, me një fotografi të yllit të ndjerë. “Joh...

17:55

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI