Flash

Fansat aludojnë se dy këngë të Taylor Swift thumbojnë Karlie Kloss

Lapsi.al 11 January 2021
Fansat aludojnë se dy këngë të Taylor Swift thumbojnë

Thashethemet e një marrëdhënieje të komplikuar mes Taylor Swift dhe Karlie Kloss kanë qenë të pranishme prej kohësh dhe së fundmi.

Në këngën “it’s time to go” (koha për të shkuar), Swift flet për një shoqe që nuk ishte ajo që dukej, por ishte një mashtruese që u zbulua. Përpos kësaj, në këngën “right where you left me” (atje ku më le), Taylor këndon “miqtë ndahen, miqtë martohen”.

Pas aludimeve, Taylor iu drejtua Instagramit për të thënë:“‘right where you left me’ është një këngë për një vajzë e cila qëndroi gjithmonë në të njëjtin vend ku iu thye zemra, plotësisht e ngrirë në kohë. ‘it’s time to go’ ka të bëjë me të dëgjuarit të vetes kur të thotë se është koha të largohesh.”

Karlie dhe Taylor ishin pothuajse të pandashme. Madje ishin aq shumë shoqe, sa disa njerëz mendonin se ishin më shumë se shoqe, gjë që u mohua prej tyre. Thashethemet e para se Karlie dhe Taylor nuk kishin më të njëjtin raport nisën në vitin 2016. Një vit më vonë, në klipin e këngës “Look What You Made Me Do”, Taylor vendosi në bluzë emra të miqve të ngushtë: Gigi Hadid, Selena Gomez, Blake Lively, Ryan Reynolds dhe shumë të tjerë. Emri i Karlie-t mungonte.

Në janar të vitit 2018, Karlie postoi një foto me mbishkrim "Swish Swish”, një titull kënge i Katy Perry-t, i spekuluar si këngë diss për Taylor asokohe. Në mars të vitit 2018, Karlie postoi një foto nga turneu i Taylor, “Reputation”, gjë që i bëri njerëzit të mendojnë se janë ende shoqe. Megjithatë Taylor mungoi në dasmën e Karlie-t në tetor të vitit 2018.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori John Reilly

John Reilly ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare. Vdekja e aktorit u konfirmua nga vajza e tij, Caitlin Reilly, me një fotografi të yllit të ndjerë. “Joh...

17:55

Hajdutët hyjnë në shtëpinë e Diddy

Rep-artisti i njohur, Sean ‘Diddy’ Combs, sërish është ballafaquar me një situatë të tmerrshme. Shtëpia e tij në Los Angeles është thyer nga hajdutët gjatë d...

15:50

A është fejesa e Ariana Grande e nxitur?

Para disa javësh, Ariana Grande i surprizoi të gjithë me lajmin e papritur të fejesës me Dalton Gomez. Ishte vetë këngëtarja që postoi disa foto në ku shihej së...

14:31

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI