Flash

Akuza për serialin "Friends" nga Rowan Atkinson: Kanë kopjuar një skenë qesharake

Lapsi.al 11 January 2021
Akuza për serialin "Friends" nga Rowan Atkinson: Kanë

Aktori Rowan Atkinson, i njohur si “Mr. Bean”, është një ndër personazhet më të dashur për publikun në mbarë botën. Pa nxjerrë asnjë fjalë nga goja, ai na ka bërë të gjithëve të qeshim dhe i ka bërë të gjithë për vete me rolet e tij. Madje, Atkinson mund të jetë kthyer në aktorin tuaj të preferuar për shkak të rolit si “Mr Bean”. Me rastin e 30-vjetorit të këtij roli, Atkinson “ka hapur thesin” dhe ka rrëfyer gjëra që s’i kishte thënë më herët për publikun. Ndër të tjera, aktori ka akuzuar serialin e famshëm të viteve ’90, “Friends”, për vjedhjen e skenës me gjelin e detit. Kjo skenë është luajtur në vitin 1992 tek “Mr Bean”, ndërsa tek “Friends” në vitin 1997. Mirëpo, kjo skenë u përsërit nga Rowan Atkinson në vitin 1998, duke u bërë njerëzit të mendojnë se “versioni origjinal” i kësaj batute ishte ai i “Friends”.

“Nuk mund të vidhen shakatë. Ato duhet të frymëzojnë, por jo të vidhen”- është shprehur Atkinson.

Së fundmi, aktori ka trishtuar fansat pasi ka treguar se nuk i ka pëlqyer të luajë rolin e “Mr Bean”.

“Nuk më pëlqen shumë ta luaj. Pesha e përgjegjësisë nuk është e këndshme. Më duket stresuese dhe rraskapitëse dhe pres me padurim fundin e saj. “Duke bërë një serial televiziv të animuar, tani jemi në prag të krijimit të një filmi të animuar për Mr Bean, është më e lehtë për mua të interpretoj karakterin me zë sesa vizualisht”- ka thënë aktori.

Pra, ai ka lënë të kuptohet se në të ardhmen nuk do ta shohim më në rolin e famshëm të “Mr Bean”. Për herë të parë, Atkinson u shfaq në publik me rolin si “Mr. Bean” në vitin 1990 dhe luajti 15 seri që u përhapën në mbarë botën dhe vazhdojnë të transmetohen herë pas here në ekran edhe në ditët e sotme.

Të këshilluara

Hajdutët hyjnë në shtëpinë e Diddy

Rep-artisti i njohur, Sean ‘Diddy’ Combs, sërish është ballafaquar me një situatë të tmerrshme. Shtëpia e tij në Los Angeles është thyer nga hajdutët gjatë d...

15:50

A është fejesa e Ariana Grande e nxitur?

Para disa javësh, Ariana Grande i surprizoi të gjithë me lajmin e papritur të fejesës me Dalton Gomez. Ishte vetë këngëtarja që postoi disa foto në ku shihej së...

14:31

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI