Flash

Michael B.Jordan konfirmon lidhjen me Lori Harvey

Lapsi.al 11 January 2021
Michael B.Jordan konfirmon lidhjen me Lori Harvey

Mashkulli më seksi i 2020-tës, Michael B. Jordan, ka zbuluar së fundmi se nuk është më beqar. Ai ka konfirmuar lidhjen e shumëpërfolur me modelen Lori Harvey.

Aktori i njohur ka postuar në Instagram disa foto shumë romantike me partneren e tij. Në foto ata shfaqen shumë të lumtur, ku një njërën prej tyre Michael shihet duke puthur Lori-n ndërsa në një tjetër duken shumë pranë njëri-tjetrit.

Si fillim ata u panë bashkë gjatë një udhëtimi në Los Angeles për të shkuar drejt shtëpisë së aktorit. TMZ madje siguroi disa foto të tyre duke dalë bashkë nga avioni me veshje gati identike. Gjithashtu dyshja publikuan foto nga i njëjti vend pak kohë më parë, gjë që i përforcoi akoma më shumë dyshimet për një lidhje romantike.

Vitin e shkuar, kur mori dhe titullin si “Mashkulli më seksi i 2020-tës”, Michael u shpreh se ishte beqar dhe tregoi se çfarë kërkonte tek një vajzë që të bëhej partnerja e tij. Michael u shpreh se personi që duhet të ketë në krahë duhet të kujdeset për zhvillimin e mëtejshëm të lidhjes dhe për shkak se është shumë selektiv ka mbetur beqar. Ndërkohë e dashura e tij, Lori, është 10 vite më e vogël se aktori dhe gjatë 2020-tës ka qenë në një marrëdhënie me reperin Future. Ndërkohë më herët modelja është përfolur për një romancë me Sean “Diddy” Combs, madje u tha se ishte fejuar me të, por më pas ishte vetë Lori që i hodhi poshtë thashethemet.

Të këshilluara

Meryem Uzerli, nënë për herë të dytë

Meryem Uzerli, e cila njihet për rolin e “Hyremit”, në serialin “Sulejmani i madhërishëm”, është bërë nënë për herë të dytë. Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë a...

14:16

Pas divorcit, Kanye shpërngulet në Londër

Kanye West dhe Kim Kardashian janë duke përjetuar krisje në marrëdhënien e tyre. Mediat ndërkombëtare tashmë po raportojnë se procesi i divorcit mes tyre ësh...

12:37

Robert dhe Patris Berisha humbin të ëmën

Vëllezërit Robert dhe Patris Berisha kanë humbur të ëmën. Përmes një postimi në Instagram, ishte Roberti ai që njoftoi se nëna e tij u nda nga jeta. “Pusho e...

16:35

Eliona Pitarka zbulon gjininë e fëmijës

Eliona Pitarka është në pritje të ëmbël për herë të parë dhe sot ka zbuluar edhe gjininë e fëmijës. Njësoj si të gjithë personazhet e famshëm edhe ajo ka zgjedh...

16:25

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI