Flash

Kritika për veshjen e Kamala Harris në kopertinën e Vogue

Lapsi.al 11 January 2021
Kritika për veshjen e Kamala Harris në kopertinën e Vogue

Në më pak se dy javë, Kamala Harris, do të hyjë në histori si gruaja e parë me ngjyrë dhe zëvendës presidentja e parë femër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për të shënuar këtë arritje të madhe, “Vogue” ka realizuar një kopertinë me zëvendës presidenten që do të publikohet e plotë në muajin shkurt. Mirëpo pa u bërë ende mirë publike, kopertina është shoqëruar me kritika të shumta për shkak të fotografive.

Sipas përdoruesve të rrjeteve sociale drita dhe veshja e Kamala-s nuk reflektonin aspak pozicionin e fuqishëm që ajo do të ketë së shpejti. Në njërën prej imazheve, Harris shfaqet e veshur me një kostum të zi dhe atlete “converse”, që duket se nuk janë pritur fare mirë nga publiku.

Një burim ka treguar se këto foto nuk janë pritur mirë as nga stafi presidencial. “Ekipi i Harris dhe Vogue kishin rënë dakord se kostumi blu me sfond të artë do të ishte fotografia e kopertinës. Pa i thënë ekipit të Harris, Vogue e ndryshoi atë në foton rozë, për të cilën ekipi i zëvendës Presidentes nuk ishte dakord.”, tha burimi.

Nga ana tjetër “Vogue” është shprehur se ka përdorur foton me atlete për kopertinë, pasi duket më origjinale dhe e afërt me publikun, diçka që e ka dalluar që në fillim administratën Biden-Harris.

Të këshilluara

Meryem Uzerli, nënë për herë të dytë

Meryem Uzerli, e cila njihet për rolin e “Hyremit”, në serialin “Sulejmani i madhërishëm”, është bërë nënë për herë të dytë. Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë a...

14:16

Pas divorcit, Kanye shpërngulet në Londër

Kanye West dhe Kim Kardashian janë duke përjetuar krisje në marrëdhënien e tyre. Mediat ndërkombëtare tashmë po raportojnë se procesi i divorcit mes tyre ësh...

12:37

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI