Flash

Rikthehet 'Sex and the City'

Lapsi.al 11 January 2021
Rikthehet 'Sex and the City'

Pas shumë vitesh të mbushura me thashetheme dhe spekulime, Sex and the City, zyrtarisht do të rikthehet! Një lajm të tillë e konfirmoi vetë Sarah Jessica Parker pak orë më parë përmes një postimi në Instagram. Në videon me pamje nga New York-u, dikush shkruante “And just like that", ndërkohë që në sfond dëgjohej zëri aq i njohur i Carrie Bradshaw.

"And Just Like That" është titulli i ri i vazhdimit të serialit të famshëm, por ju mund ta quani si të doni!

Deri më tani është konfirmuar pjesëmarrja e tre aktoreve kryesore, Cynthia Nixon, Kristin Davis dhe Sarah Jessica Parker. E vetmja që mungon është Kim Cattrall ose siç ju e njihni ndryshe, Samantha e famshme! Ka zëra që thonë se "And Just Like That" do të lançohet në HBO Max, në platformën ku do të shfaqet gjithashtu rikthimi i Gossip Girl.

Deri më tani nuk ka asnjë datë për premierën, por sipas Deadline, seritë e limituara do të fillojnë në pranverën e 2021-it.

 

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori John Reilly

John Reilly ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare. Vdekja e aktorit u konfirmua nga vajza e tij, Caitlin Reilly, me një fotografi të yllit të ndjerë. “Joh...

17:55

Hajdutët hyjnë në shtëpinë e Diddy

Rep-artisti i njohur, Sean ‘Diddy’ Combs, sërish është ballafaquar me një situatë të tmerrshme. Shtëpia e tij në Los Angeles është thyer nga hajdutët gjatë d...

15:50

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI