Flash

Erdogan: Ndaj vendit tonë është treguar një standart i dyfishtë

Lapsi.al 9 January 2021
Erdogan: Ndaj vendit tonë është treguar një standart i

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se “shumë ngjarje të përjetuara kohët e fundit në Evropë dhe SHBA kanë zbuluar sërish standartin e dyfishtë të treguar ndaj vendit tonë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga rezidenca Vahdettin në Stamboll, Erdogan përmes lidhjes së drejtpërdrejtë mori pjesë në ceremoninë e hapjes së rrugëve dhe urës lidhëse Devegeçidi në autostradën Diyarbakır-Ergani-Elazıg.

“Ne po ndjekim si një mësim, masat shumë të rënda që kanë vendosur në zbatim që në kërcënimin e parë, ata të cilët akuzojnë Turqinë për mos funksionimin e demokracisë dhe kufizimin e të drejtave dhe lirive”, tha Erdogan, duke shtuar më tej se, “Ata që kundërshtojnë përpjekjet tona për të vendosur në një bazë ligjore median sociale, kanë filluar të nënshkruajnë shembujt më primitivë të censurës”.

Presidenti Erdogan theksoi se të njëjtat vende po përdorin ndërhyrje të ashpra në mënyrë disproporcionale për të shtypur veprimet e segmenteve margjinale, të cilat, siç tha ai, prishin paqen e shoqërisë dhe nënkuptojnë një sulm të hapur kundër funksionimit të shtetit dhe ligjit.

“Ata që nuk tolerojnë as implikimin indirekt më të vogël të vetvetes e jo më të terrorizmit, janë përpjekur që të pengojnë luftën tonë kundër organizatave terroriste për vite me radhë. Shembujt e kësaj ne i kemi parë vetëm disa muaj më parë në Francë. Reagime të ngjashme kemi dëshmuar edhe në ngjarjet e përjetuara ditët e fundit në Amerikë. Të gjitha këto zhvillime e bëjnë të detyrueshme që bota perëndimore t’i nënshtrohet një autokritike të sinqertë në çështjen e demokracisë, të drejtave dhe lirive. Nëse kjo autokritikë nuk bëhet ose nëse vazhdon qasja për të treguar të drejtë gabimin e saj ashtu sikurse kemi vërejtur në shembujt e të kaluarës, do të thotë se bota ka ardhur në një rrugë ndarjeje të re”, deklaroi Erdogan.

Ndër të tjera, presidenti Erdogan theksoi se do të ketë një nevojë më të madhe për vlera të reja të përbashkëta të bazuara në drejtësi, barazi dhe qëndrueshmëri, që do të përqafojnë të gjithë njerëzimin dhe do të shkojnë përtej dallimeve të tilla si origjina, ngjyra, besimi dhe kultura. /AA/

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI