Flash

Dëbora mbulon Bosnjën, qindra emigrantë nën qiell të hapur e acar

Lapsi.al 9 January 2021
Dëbora mbulon Bosnjën, qindra emigrantë nën qiell të

Reshjet e borës kanë mbuluar Bosnjen të premten ndërsa qindra emigrantë janë të bllokuar atje, në pritje të një strehimi, pasi kampi i tyre u dogj më shumë se dy javë më parë. Një fotograf i AFP tha se temperaturat ishin të acarta dhe bora kishte mbuluar gjithë zonën ku kampi i lipës ndodhej dikur.

Më shumë se 1300 emigrantë, pjesa më e madhe nga Pakistani dhe Afganistani, qëndronin në kampin afër kufirit me Kroacinë, anëtare të BE dhe që u dogj më 23 dhjetor pasi organizata e OKB për emigracionin, IOM u tërhoq që andej. Qindra emigrantë kanë kaluar natën në një pyll të afërt, ndërsa presin strehimin në rreth 20 tenda që janë ngritur nga ushtria boshnjake.

“Nuk ka ujë, nuk ka energji elektrike dhe as dushe. Ka rënë borë dhe shi ndërsa njerëzit nuk kanë ilaçe. Ky është një problem i madh. Gjithcka që kemi janë vetëm pak ushqime”.

Tendat me ngrohje, që mund të mbajnë rreth 900 persona, do të jenë gati për përdorim në ditët e ardhshme, tha kryebashkiaku lokal Suhret Fazlic. Një zyrtar i kryqit të kuq tha se vullnetarët kishin shpërndarë ushqime për emigrantët. Policia e Bosnjes ndërkohë thotë se beson se zjarri u ndez nga disa emigrantë në shenjë proteste ndaj kushteve atje dhe tërheqjes së IOM, që e menaxhonte më parë kampin.

IOM u tërhoq pasi besonte se kampi me tenda, ku nuk kishte ujë të pijshëm, nuk ishte i përshtatshëm për dimrin. Ajo donte që autoritetet të rihapnin një qendër pritjeje në një fabrikë të braktisur që ishte mbyllur në tetor, pas presioneve nga banorët lokalë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI