Flash

Prangoset në Tiranë i riu i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia

Lapsi.al 8 January 2021
Prangoset në Tiranë i riu i shpallur në kërkim

Policia e Tiranës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike në sasi të mëdha.

Në pranga ka rënë 28-vjeçari Arbër Kojku, ndërsa pritet ekstradimi i tij drejt Italisë.

Sipas uniformave blu, ky shtetas në periudhën kohore 2017-2018, në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka trafikuar për në Piza, Itali ,një sasi të madhe hashashi.

Njoftimi i policisë: 

Operacioni nga Sektori i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Interpol Tirana.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana bënë të mundur lokalizimin në rrugën “Muhamet Deliu” dhe arrestimin provizor të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar A. K., 28, vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Livornos, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Ky shtetas në periudhën kohore 2017-2018, në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka trafikuar për në Piza, Itali ,një sasi të madhe hashashi.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI