Flash

"Me u çu krejt bota nuk e ndalin dot"/ Konjufca: Kurti do kandidojë në zgjedhje

Lapsi.al 7 January 2021
"Me u çu krejt bota nuk e ndalin dot"/ Konjufca: Kurti do

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se kreu i partisë së tij Albin Kurti ka të drejtë të kandidojë për deputet dhe se interpertimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese në forma të tjera, po bëhet me qëllim që të shkaktohet mjegull.

Konjufca tha se asnjë Gjykatë nuk mund të prekë parimet që janë të shkruara në Kodin Penal. Madje ai thotë se “me u çu krejt bota nuk munden me e ndalë Albin Kurti të kandidojë për deputet”.

“Ky ka qenë prej shumë çarqeve një devijim i qellimshëm i thelbit të votimit të Gjykatës Kushtetuese. Unë mendoj që është ngrit prej atyre që dojnë me shkaktu mjegull, se i kanë humb të gjitha betejat tjerat përveç mjegullës si instrument. Tash e kanë vetëm një metodë me luftu VV-në, kjo është pasiguria, shpërndarja e frikës te qytetarët në mënyrë që kështu t’i ç’orentiojnë qytetarët. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk do të ketë kurrfar pasoja perveç zgjedhje të reja. Sa i përket Albin Kurtit këtë nuk mund ta vendos Gjykata Kushtetuese, kjo është e pastërt si drita e diellit. Asnjë Gjykatë nuk mundet me prek këtë parim që është i shkruar në çdo Kod Penal të shteteve demokratike”, - tha Konjufca.

“Kush shkon deri në masën për me e prek, qoftë edhe prej KQZ-së këtë parim universal të Kodit Penal, kush thotë që për veprën penale më i rëndësishëm qenka Ligji për Zgjdhjet sesa Kodi Penal ai bën shkelje të rëndë. Kjo shkelje duhet me u trajtu pas disa muajve kur të vijë drejtësia në vend”, shtoi Konjufca.

Ai tha se është i bindur që Kurtit nuk mund t’i ndalohet e drejta për të kandiduar për deputet në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit.

“Albin Kurti me këtë legjislacion e ka fitu mandatin e vitit 2019, me këtë Kod Penal të vitit 2012. Kushtetuta ia garanton Albin Kurtit që ajo që iu ka shqiptuar përmes veprës së tij, i cili karakterizohet me Kushtetutë dhe me Kod Penal si dënim me kusht, për këtë Albin Kurtit me u çu krejt bota nuk munden me ja ndalu me kandidu për deputet. Për këtë jam i sigurt, për këtë jam i bindur, e di që po kanë qejf por nuk munden me ja ndalu”, u shpreh Konjufca.

Në anën tjetër edhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi ka thënë se pjesë e listës së deputetëve do jetë edhe Albin Kurti.

“Albin Kurti ka me kandidu. Ai është njeriu më i votuar në Kosovë. E ka pas vetës besimin e qytetarëve. Aktgjykimi nuk e prek Albin Kurtin. Në listë do të hyjnë njerëz që kanë marrë numër jashtëzakonisht të madh të votave, që janë ndër njerëzit me të votuar në Kosovë e që gëzojnë besimin qytetar. Nuk kemi asnjë arsye të vetëm që këta të mos jenë në listë”, u shpreh ai.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI