Flash

Pas fitores në Dibër/ Del përgjimi i Xhemal Qefalisë me shefin e komisariatit

Lapsi.al 7 January 2021
Pas fitores në Dibër/ Del përgjimi i Xhemal Qefalisë me

Në një bisedë të datës 14 shtator 2016, shefi i komisariatit Robert Aga bisedon me Xhemal Qefalinë, ku punonjësi i policisë Aga, i thotë Qefalisë, “ju pata thënë unë, ma blini kartonin si Messi që ia mban Barcelona dhe të fitoni…” dhe Xhemali ia kthen “po ja fusin kot ato o vlla, të të kishin vu ty atje, e fitojshin ato”. Roberti i thotë “…ore unë jam pjesë e PS -së dhe nuk ndërroj për 1 milion vjet…”.

Gjatë bisedës, Xhemali i thotë Robertit: “Çe vret trunin mo burrë, të plasi bytha. Flamuri është i detyruar të bëjë politikë, po do i themi ne nesër s’ke pse e përmend më atë”.

Roberti i thotë: “Jo më jo, ai le të vijë të kontrollojë ku ti dojë qefi…”

Xhemali ia kthen: “Po ku ka o vlla, ç’ja fut kot ai, ato mundohen me u justifiku.A e merr vesh ça bëhet mrena PD së, sot janë tu u zi (zënë) me njëri-tjetrin.Mos e vrit mendjen o burrë po hë”.

Roberti i thotë: “Ju pata thënë unë, ma blini kartonin si Messi që ia mban Barcelona dhe të fitoni…”

Xhemali ia kthen: “Po ja fusin kot ato o vlla, të të kishin vu ty atje, e fitojshin ato”.

Roberti i thotë: “Ore unë jam pjesë e PS -së dhe nuk ndërroj për 1 milion vjet…”.

Xhemali i përgjigjet: “Nuk e vej në dyshim o vlla, unë prandaj e thashë mbrëm, aty ishin të gjithë grupi i PS -së, se besojshin më, ishte grupi parlamentar”.

Roberti i thotë: “Po lere lere, shyqyr që nuk thashë noj fjalë tjetër.Unë e disha se është Gjiknuri”.

Xhemali i thotë:“Se besojshe që ne ishim atje ere?

Roberti përgjigjet: “Po jo mo thashë ishte ajo orë tashi, çne ky me shefin!”

Xhemali i thotë: “ishte Gramozi, ishte dhe Rama aty, ishin të gjithë dhe ra muhabeti jot, foli shumë mirë dhe Damiani, në fakt dhe Blerina dhe gjithë kto dhe i thashë që ai do kalu, e keni çu atje, alamet…, ai bo punë edhe ktej. I thashë edhe atij Ulsiut që ta përforcojë që thashë mos kishte kundërshtim. I thashë mu më bën punë dhe në Tironë ai, po puna është që edhe atje ku është ai i jep drejtim”.

Berti i thotë”: “Ëhë, ishalla mos më çojnë nga Bulqiza njer ktej…”

Xhemali ia kthen: E pra e, edhe çlodhesh i çik të pushojsh”.

Berti i thotë:“Jo, kam nevojë të pushoj pak, sinqerisht…”.

Xhemali e pyet: “Ej ikën ato, ikën e?

Berti përgjgjet:“Po po, i përcolla tashi, të lumtur”.

Xhemali i thotë:“Për drekë ça u bo o vlla?”

Berti përgjigjet: “Jo mo hëngrën, se di ça bënë mo, koktej a drekë”

Xhemali i thotë: “Drekë, drekë”.

Berti i thotë: “Mirë o shefi im”.

Xhemali i thotë: “Hajde o vlla mos e çaj trapin, të bohet kjo, më e mira, mos e vrit mendjen, ta tha edhe mbrëmë ai ty mos ashtu gjë nga kto”.

Berti i thotë: “Jo, ai ma tha në ligjëratë të drejtë, e shpërlau gojën…”.

Xhemali i thotë: “Po prandaj pra them unë”.

Berti i thotë: “Mirë vlla, hajde të përshëndes shumë”/ Oranews

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI