Flash

Votimi dhe numërimi elektronik në 25 prill, LSI njësoj si PD: Të aplikohet në Korçë dhe Fier

Lapsi.al 7 January 2021
Votimi dhe numërimi elektronik në 25 prill, LSI njësoj si PD:

Lëvizja Socialiste për Integrim ashtu si aleatja e saj, Partia Demokratike kërkon që implementimi i projektit pilot për votimin dhe numërimin elektronik në zgjedhjet e 25 prillit të bëhet në qarqet, Fier dhe Korçë. Shkresa eshte firmosur nga sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Endri Brahimllari.

E ndërsa të dy palët, si opozita dhe PS janë dakord për Korçën, kur vjen puna për Fierin ndahen. Partia Socialiste thekson se është dakord me kërkesën e demokratëve dhe LSI-së për aplikimin e këtij projekti në Korçë, por jo në Fier ndërsa kërkojnë shtrirjen e tij vetëm në një pjesë të Tiranës.

Projekti pilot për teknologjinë në zgjedhje do zbatohet në 20% të zonave, pikë kjo e dakordësuar në Këshillin Politik. Për të vendosur se në cilat zona zgjedhore do zbatohet projekti pilot për të mundësuar numërimin dhe votimin elektronik, do duhet konsensusi i palëve politike.

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI