Flash

Sekuestrohen 50 mijë euro në Kakavijë, nuk ishin deklaruar në kufi

Lapsi.al 7 January 2021
Sekuestrohen 50 mijë euro në Kakavijë, nuk ishin deklaruar

Policia e Gjirokastrës njofton për sekuestrimin e një shume parash në Kakavijë, të cilat nuk ishin deklaruar në kufi. 50 mijë euro po transportoheshin nga një shtetas nga Fieri, ndaj të cilit ka nisur një procedim penal.

Njoftimi i plotë i policisë

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, mjetin tip "Toyota" që drejtohej nga shtetasi I. Sh., 41 vjeç, banues në Fier. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën të fshehura në valixhen e shtetasit I. Sh., 50.000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, shtetasi I. Sh. u procedua penalisht për veprat penale "Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".

Të këshilluara

Zgjedhjet në Kosovë, reagon Albin Kurti

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti ka reaguar pasi tashmë Kosova zyrtarisht do të shkojë në zgjedhje më 14 shkurt. Kurti...

13:35

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI