Flash

OBSH: Alarmante situata me variantin e ri të virusit, duhen intensifikuar masat

Lapsi.al 7 January 2021
OBSH: Alarmante situata me variantin e ri të virusit, duhen intensifikuar

Dega për Evropë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha të enjten se duhet të bëhet më shumë, pas situatës “alarmante”, për shkak të përhapjes së variantit të ri, të zbuluar së fundmi, të koronavirusit.

Duke folur në një konferencë për media, drejtori për Evropë i OBSH-së, Hans Kluge, tha se situata aktuale “pikë kthese e pandemisë”, teksa Evropa po përballet edhe me rritjen e rasteve të reja, por edhe me rastet me variantin e ri të COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

“Kjo është situatë alarmante, që do të thotë se për një periudhë të shkurtër kohore ne duhet të bëjmë më shumë dhe duhet të intensifikojmë masat shëndetësore publike dhe ato sociale, që të sigurohemi që të rrafshojmë kurbën në disa shtete”, tha Kluge, duke iu referuar variantit të ri të virusit, që fillimisht u identifikua nga Mbretërinë e Bashkuar.

Edhe pse viruset ndryshojnë vazhdimisht, varianti i ri i koronavirusit thuhet se nuk shkakton simptoma më të rënduara, por përhapet më shpejt, që sipas OBSH-së përbën një shqetësim të madh.

“Pa rritur kontrollin që të ngadalësojmë shpërndarjen, do të ketë një ndikim të madh mbi institucionet shëndetësore, tashmë të ngarkuara”, tha Kluge, citon rel.

Masat që propozoiu Kluge tha se tashmë janë të njohura, siç është mbajtja e maskave, kufizimi i tubimeve shoqërore, mbajtja e distancës fizike si dhe larja e duarve. Por, ai tha se këto masa duhet të intensifikohen.

Të këshilluara

Zgjedhjet në Kosovë, reagon Albin Kurti

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti ka reaguar pasi tashmë Kosova zyrtarisht do të shkojë në zgjedhje më 14 shkurt. Kurti...

13:35

Zjarri në Tiranë, policia jep detaje

Një zjarr ka përfshirë një banesë këtë paradite, pranë Rrugës së Elbasanit. Nga të dhënat e para raportohet se fatmirësisht nuk ka njerëz të bllokuar. Polici...

11:22

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI