Flash

Mblidhet për herë të parë Gjykata Kushtetuese

Lapsi.al 7 January 2021
Mblidhet për herë të parë Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese do të mblidhet ditën e sotme për të diskutuar një sërë çështjes të mbetura pezull prej kohësh, për shkak të mosfunksionimit të këtij institucioni.

Mbledhja e anëtarëve të kësaj Gjykate ishte paralajmëruar më herët. Në fokus të diskutimeve do të jetë ndarja e çështjeve, si dhe çështja e kryetarit të institucionit.

Disa nga çështjet më të nxehta që pritet të shqyrtojë Gjykata Kushtetuese janë zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2010, shembja e Teatrit Kombëtar, ankimi i qeverisë për Presidentin Ilir Meta.

Gjykata Kushtetuese u bë funksionale në fund të vitit 2020, pas thirrjeve dhe presionit të vazhdueshëm të ambasadores amerikane, Yuri Kim, për ngritjen e saj.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI