Flash

“Qeveria Hoti ishte kot…”, Albin Kurti: 14 shkurti gjyq popullor

Lapsi.al 7 January 2021
“Qeveria Hoti ishte kot…”, Albin Kurti: 14 shkurti gjyq

Ish-kryeministri Albin Kurti, njëherësh kandidat për qeverinë e re, i konsideroi zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë, një referendum dhe gjyq popullor.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje me anë të një postimi në rrjetet sociale, komentoi arsyetimin e Gjykatës Kushtetuese se qeveria e Avdullah Hotit u votëbesua ilegalisht nga parlamenti.

“Pas shtatë muajve na u dëshmua ajo që dihej nga fillimi. Zgjedhja e qeverisë Hoti ka qenë kot. Zgjedhje e paligjshme, jokushtetuese.” Kurti nuk përmendi a do të garojë për deputet në zgjedhje, pasi gjykimi i Kushtetueses rrezikon t’ia mohojë atij mundësinë duke pasur një dënim të formës së prerë në tri vitet e fundit.

Sipas Kurtit, qytetarët kërkojnë punë e arsim, drejtësi e shëndetësi.

“Më 14 shkurt, politika e keqe ndodhet para gjyqit popullor. Kemi humbur shumë vite, jo vetëm muaj. Më 14 shkurt, festën e zemrës e bëjmë edhe kremte të demokracisë.”

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, shpërndau një ditë më parë parlamentin e Kosovës, duke i lënë aktorëve politikë katër javë e gjysmë kohë për zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Partitë kryesore thonë se do të synojnë ta fitojnë të vetme garën elektorale, dhe pas zgjedhjeve, do i japin shanse aleancave me subjektet rivale.

Të këshilluara

Zgjedhjet në Kosovë, reagon Albin Kurti

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti ka reaguar pasi tashmë Kosova zyrtarisht do të shkojë në zgjedhje më 14 shkurt. Kurti...

13:35

Zjarri në Tiranë, policia jep detaje

Një zjarr ka përfshirë një banesë këtë paradite, pranë Rrugës së Elbasanit. Nga të dhënat e para raportohet se fatmirësisht nuk ka njerëz të bllokuar. Polici...

11:22

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI