Flash

Izolohet Donald Trump/ Mbyllen profilet edhe në Facebook dhe Instagram

Lapsi.al 7 January 2021
Izolohet Donald Trump/ Mbyllen profilet edhe në Facebook dhe Instagram

Llogaritë e Donald Trump në Facebook dhe Instagram janë mbyllur "për një kohë të pacaktuar" ka deklaruar Mark Zuckerberg.

Ai njoftoi se bllokimi i llogarive të Facebook dhe Instagram të Presidentit të Shteteve të Bashkuara do të vazhdojë, derisa tranzicioni i pushtetit të jetë i plotë në mënyrë paqësore sepse rreziqet janë "thjesht shumë të mëdha".

"Ngjarjet tronditëse të 24 orëve të fundit tregojnë qartë se Presidenti Donald Trump synon të përdorë kohën e tij të mbetur në detyrë për të minuar tranzicionin paqësor dhe të ligjshëm tek pushteti i pasardhësi i tij i zgjedhur, Joe Biden," tha Zuckerberg.

Facebook dhe rrjetet e tjera sociale hoqën një video të ngarkuar nga Donald Trump pasi godina e Kongresit të SHBA ishte sulmuar.

Zuckerberg shtoi se Facebook e kishte lejuar Presidentin Trump të përdorte platformën ndërsa hiqte ose etiketonte përmbajtjen sepse kompania beson se "publiku ka të drejtë për qasje sa më të gjerë në fjalimin politik, madje edhe në fjalim të diskutueshëm".

"Por konteksti aktual është krejtësisht i ndryshëm, duke përfshirë përdorimin e platformës sonë për të nxitur kryengritje të dhunshme kundër një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike," tha ai të enjten.

The shocking events of the last 24 hours clearly demonstrate that President Donald Trump intends to use his remaining...

Posted by Mark Zuckerberg on Thursday, 7 January 2021

Të këshilluara

Zgjedhjet në Kosovë, reagon Albin Kurti

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti ka reaguar pasi tashmë Kosova zyrtarisht do të shkojë në zgjedhje më 14 shkurt. Kurti...

13:35

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI