Flash

8 mijë ushtarë amerikanë do të “pushtojnë” Shqipërinë në pranverë

Lapsi.al 7 January 2021
8 mijë ushtarë amerikanë do të “pushtojnë”

"Defender 21”, do të zhvillohet në Shqipëri. Bëhet fjalë për stërvitjen më të madhe shumëkombëshe, që sipas asaj çka u deklarua vitin e kaluar, do të përqëndrohej në Detin e Zi dhe në Ballkan.

Por tani është vendosur. Tetë mijë ushtarë amerikanë do të mësyjnë shqipërinë në periudhën fund maji-qershor të këtij viti, ndërkohë që ushtria shqiptare, dhe vetë Shqipëria, pritet të tregojë “forcën” në organizimin e eventeve të tilla të mëdha.

Ditën e djeshme, në analizën vjetore të ushtrisë shqiptare për 2020, gjithë debati u përqëndrua në këtë ngjarje të rëndësishme për vendin tonë, në kuadër të NATO-s. Ministria e Mbrojtjes, akoma nuk ka nxjerrë sesa do të jetë buxheti që do të vihet në dispozicion të kësaj stërvitjeje shumëkombëshe dhe nga do të dalin paratë.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura general major Bajram Begaj kërkoi impenjimin maksimal të komandave të Forcave tokësore, Detare dhe Ajrore, komandës Mbështetëse, Akademisë dhe njësive autonome të bëjnë gati planin e masave për këtë stërvitje, që do të zhvillohet në fillim të fushatës elektorale në vend, pavarësisht kushteve të Pandemisë.

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI